E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ miraton formularin për financimet

07/06/2005  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur me shumicë votash, që të mos i detyrojë kandidatët t'i kalojnë financimet që do të marrin për fushatë nga zgjedhjet. Sipas këtij vendimi, i gjithë procesi do të monitorohet prej deklaratave personale që do të nënshkruajnë vetë kandidatët dhe prej punonjësve që do të jenë në terren. Dje janë diskutuar disa alternativa. Së pari, është kërkuar që personat, që do të financojnë fushatën e një kandidati, duhet të paraqesin të dhëna se ku i kanë gjetur këto fonde. Por, kjo është cilësuar si një burokraci e tepërt. Varianti i dytë, u propozua që të gjitha financimet për kandidatët të kalonin në llogari bankare. Në këtë mënyrë, KQZ do ta kishte më të lehtë kontrollin. Por, dhe kjo është parë si një hallkë e tepërt, pasi persona të ndryshëm kërkojnë që të financojnë në mënyra të ndryshme. Ndaj dhe është kërkuar që çdo lloj dhurate të deklarohet në formularin përkatës, i cili do t'i paraqitet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›