Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh W. Bush i ka dërguar një mesazh Kryeministrit Fatos Nano në të cilin thuhet: "Në emër të popullit amerikan, dëshiroj t'ju falë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh W. Bush i ka dërguar një mesazh Kryeministrit Fatos Nano në të cilin thuhet:
"Në emër të popullit amerikan, dëshiroj t'ju falënderoj Ju për mbështetjen e palëkundur dhe të vendosur të Shqipërisë, në arritjen e paqes dhe demokracisë në Irak.
Sulmet e fundit kundër civilëve irakenë, personelit të sigurimit dhe forcave të Koalicionit nga ekstremistë të dhunshëm janë një sfidë e drejtpërdrejtë për përpjekjet tona për të ardhmen e demokracisë, që ne të gjithë mbështesim, në Irak. Përpjekjet tona të përbashkëta për forcimin e sigurisë janë të pareshtura dhe të suksesshme. Forcat shqiptare e kanë paraqitur veten në misionin e tyre me aftësi dhe trimëri, dhe ne i jemi mirënjohës për përpjekjet e tyre.
Sëbashku ne kemi arritur të rivendosim lirinë dhe dinjitetin për popullin e Irakut, ku ende ka shumë për të bërë. Në demokraci, nuk ka vend për ata që synojnë mbajtjen e pushtetit përmes forcave ushtarake rezerviste dhe kryengritjes. Ne duhet të ndalojmë përgjegjësit për dhunën e kohëve të fundit.
Ne, gjithashtu, duhet të punojmë shumë për të ndërtuar transferimin e sovranitetit në 30 Qershor 2004. Këshilltari Special i Kombeve të Bashkuara Brahimi është tashmë në Irak, dhe ne mbështesim punën e tij për të ndihmuar irakenët në zhvillimin e strukturave dhe procesin e përzgjedhjes për qeverisjen e përkohshme që do të zyrtarizohet në 30 qershor. Ne vlerësojmë rolin e Kombeve të Bashkuara në procesin politik dhe presim angazhimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara gjatë zhvillimit të ndryshimit drejt vetëvendosjes në Irak.
Ju falenderoj sërish për lidershipin tuaj të fortë
Sinqerisht Xhorxh W. Bush