E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano sot pasdite është zhvilluar mbledhja e Komitetit Ndërministror të Politikave të Sigurisë Kombëtare. Në këtë mbledhje u diskutua mbi projektin final

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano sot pasdite është zhvilluar mbledhja e Komitetit Ndërministror të Politikave të Sigurisë Kombëtare. Në këtë mbledhje u diskutua mbi projektin final të dokumentit të Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Në fillim të kësaj mbledhjeje Kryeministri Fatos Nano tha:

Grupi i Punes me nje perberje ekspertesh nder-ministeriale nen drejtimin e Ministrise se Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes paraqet per diskutim ne kete Mbledhje te Komitetit te Politikave te Sigurimit projektin final te ketij dokumenti kombetar ne fushen e sigurise. Ne arritjen e ketij projekti final pati nje aktivizim te gjithe institucioneve qeveritare e jo-qeveritare ne disa takime periodike dhe Grupi i Punes ka marre parasysh nje pjese te konsiderueshme te verejtjeve te tyre. Pjesmarrja sot e Kryetareve te Komisioneve Parlamentare i jep diskutimit te ketij dokumenti kombetar nje pozicion sa gjitheperfshires, aq edhe konsensual. Mbetemi te hapur per te degjuar dhe reflektuar komentet tuaja per permiresimin e metejshem te ketij dokumenti qe do ti sherbeje forcimit te sigurise te shqiptareve.

Do te me lejoni qe ne vijim te ndaj me ju, ne funksionin e Kryetarit te Komitetit te Politikave te Sigurimit, disa nga tiparet me themelore dhe vizionin e dokumentit te ri te Strategjise se Sigurise se RSH:

Te gjithe jemi ne dijeni se ne kemi ne veprim nje dokument te Strategjise se Sigurimit Kombetar te miratuar ne Janar 2000 nga Kuvendi i Shqiperise. Nga ajo kohe, mjedisi i sigurise kombetare, rajonale, europiane e globale ka pesuar nje ndryshim radikal ne perceptimin e rreziqeve e sfidave te sigurise, si dhe te mjeteve e menyrave te perballimit te tyre.

Gjykoj se projekti qe po diskutojme sot, jo vetem qe pasqyron reaIisht kete ndryshim te mjedisit gjeo-strategjik aktual e ate te pritshem te sigurise, pra merr ne konsiderate edhe shkallen e garancise qe japin sistemet kolektive te sigurise, prioritetet e programit te Qeverise Shqiptare, si dhe burimet e kapacitetet reale ne dispozicion te vendit. Ai eshte pergatitur si nje dokument me karakter kombetar, si direktive per veprim, me temp dinamik dhe me perafrim jo-partiak.

Jam i mendimit se arritja e kendveshtrimeve te perbashketa, per çeshtjet me themelore te sigurise se vendit, nga te gjithe aktoret dhe faktoret e sigurise, pavaresisht nga perkatesite partiake, fetare, sociale, kulturore, etj, do te perbeje nje nga elementet me themelore te suksesit te kesaj strategjie. Arritja e shkalles se sigurise qe synojme me kete strategji nuk mund te arrihet pa perpjekje te perbashketa per konsolidimin e institucioneve te sigurise se vendit. Per kete qellim, kjo strategji vendos ne fokusin e reformave shumeplaneshe te sigurise, zgjidhjen e problemeve reale qe prekin qytetarin shqiptar dhe vendin, duke nisur qe nga perballimi i sfidave te zhvillimit ekonomik, te korrupsionit, te papunesise, te varferise, te hakmarrjes primitive, te tolerances shumeplaneshe, te mbeshtetjes me sherbimet jetesore te furnizimit me energji elektrike, me uje e infrastruktura te tjera sherbimi e zhvillimi, e deri tek ato per te luftuar rreziqet me karakter trans-nacional si terrorizmin, trafiqet ilegale dhe krimin e organizuar ku aksioni yne qeverises eshte perqendruar ndjeshem.

Koncepti themelor qe une kam mbeshtetur ne kete Strategji te Sigurise eshte integrimi ne sistemet kolektive te sigurise Euro-Atlantike e Europiane, sa qe gjykoj se ky projekt mund te perbeje pa medyshje boshtin e Strategjise se Integrimit. Mendoj se kjo ka shume rendesi, sepse kete e perforcoi ndjeshem edhe Rezoluta 558 e Kongresit Amerikan e 29 Marsit te ketij viti dhe takimet me autoritetet me te larta Amerikane ne fushen e sigurise, te cilet jane si asnjehere tjeter inkurajues ne kete proces. Mbi kete koncept, strategjia balancon drejt, arsyeshem dhe leverdisshem konceptet dhe praktikat si te perfitimit ashtu edhe te kontributit ne raportet e sigurise kolektive me ate individuale.

Mesazhi qe percjell strategjia qe po diskutojme mbeshtetet ne sentencen se "sot asnje vend nuk mund te siguroje paqe, siguri dhe prosperitet te qendrueshem duke vepruar me vehte", prandaj perpjekjet per integrimin do te shoqerohen me konsolidimin e metejshem te reformave per tiu perafruar organizimit dhe funksionimit te strukturave kolektive te sigurise Europiane e Euro-Atlantike.

Zoterinj te nderuar,

Nje objektiv i rendesishem i kesaj strategjie eshte percjellja e nje realiteti te ri te krijuar ne vend: faktit te kthimit te Shqiperise nga nje vend qe ka konsumuar siguri ne nje vend qe gjeneron siguri, madje jo vetem ne rajon. Perqasjet qe ne do te ofrojme per rritjen e nivelit te sigurise se vendit do te fokusohen me tej ne respektimin, pjesmarrjen aktive dhe kontributin per integrim te merituar ne strukturat Euroatlantike dhe ato te Bashkimit Europian.

Zbatimi i programeve te bashkepunimit dy e me shume palesh dhe i standarteve te integrimit do te lidhet ngushte edhe me vazhdimin e kontributit konkret te Shqiperise me mbeshtetje politike, forca ushtarake dhe lehtesira te tjera kombetare ne interes te misioneve te perbashketa ne interes te paqes e sigurise rajonale e globale, te kryera me mandatin e organizmave nderkombetare ku vendi yne aderon.

Nje tjeter tipar dallues i kesaj strategjie eshte se ajo percakton jo vetem interesat, objektivat dhe prioritetet e vendit, por edhe rruget dhe programet kryesore per realizimin e tyre. Strategjia e Sigurise nuk do te mbetet ne leter, por ajo do te perbeje nje dokument te integruar me cilesine dhe autoritetin e dokumentit orientues per zhvillimin e te gjitha strategjive sektoriale te institucioneve te shtetit ligjor. Sfidat e reja te sigurise kerkojne permiresimin e metejshem te strategjive sektoriale ne diplomaci, ekonomi, mbrojtje, rend, drejtesi, sherbimet informative etj, si dhe reformimin perkates te ketyre institucioneve. Dhe me tej, kjo strategji mbeshtet krijimin e nje sistemi te planifikimit strategjik te sigurise me synimin e arritjes se nje rezultanteje sa me sinergjike te strategjive sektoriale per te gjeneruar siguri per vendin nepermjet veprimtarive te mire- koordinuara gjitheperfshirese dhe nderinstitucionale.

Balanca e sigurise qe mbeshtet kjo strategji anon ndjeshem ne krahun e dimensionit njerezor; dmth çdo gje ne interes te sigurise te qytetareve taksapagues. Mbi kete koncept, efektiviteti reformes ne te gjithe komponentet perberes te sistemit te sigurise se vendit do te matet dhe vleresohet me shkallen e sigurise qe ky sistem do te prodhoje per qytetaret e vet, per shtetin, si dhe per rajonin e me gjere. Duke qene se vendi yne ka aktualisht resurse kombetare te kufizuara dhe prioritete kritike te percaktuara, perdorimi me perparesi i burimeve kryesore per zhvillimin e sektoreve me me interes per komponentin njerezor, si ato te zhvillimit te ekonomise se vendit, te arsimit, te shendetit publik, te infrastrukturave, per lehtesimin e ceshtjeve sociale si dhe per forcimin e institucioneve demokratike te vendit, perben nje perqasje te arsyeshme te kesaj strategjie, qe do te ndikoje ndjeshem edhe ne rritjen e shkalles se sigurise se qytetareve e te vendit.

Jo pa qellim, kjo strategji i jep perparesi dialogut, bashkepunimit dhe perdorimit te mjeteve paqesore per zgjidhjen e mosmarreveshjeve. Krahas progresit qe eshte i prekshem, ne shumicen e vendeve te rajonit tone mbijetojne akoma elemente e grupe, madje edhe politika, qe udhehiqen nga fryma dhe filozofia e konfrontimit, diskriminimit, mohimit, politizimit si dhe nga logjika e perplasjes mes grupeve dhe etnive kryesisht, ne vend te frymes bashkekohore te dialogut, te respektit e te besimit reciprok, te bashkekzistences dhe te bashkepunimit sipas standarteve te shoqerive perendimore dhe ku Shqiperia po jep nje kontribut te spikatur e te vleresuar.

Kjo strategji qe po diskutojme mbeshtet ndryshimin e ndjeshem te balances se sigurise ne favor te mjeteve politike, te institucioneve te sigurise dhe te diplomacise, si dhe te dimensionit e dinjitetit njerezor ne nje sistem demokratik. - Nderkaq, permes saj rigarantohet se Shqiperia asnjehere nuk do te perbeje rrezik per fqinjet e saj; ajo perzgjedh perdorimin e forces ushtarake vetem per te garantuar te drejten kushtetuese per te mbrojtur me cdo kusht interesat jetesore te vendit, si dhe per te kontribuar ne vend apo jashte tij me misione ne mbeshtetje te paqes.

Kjo strategji mbeshtet konceptin se pa nje ekonomi te shendetshme dhe mireqenie te qytetareve te Republikes se Shqiperise nuk ka dhe nuk mund te kete siguri te qendrueshme. Zhvillimi i nje ekonomie te tregut te lire, hapesirat per sipermarrjen e ndershme e te ligjeshme duke luftuar ekonomine informale dhe korrupsionin, perbjne nje faktor kyç per konsolidimin e institucioneve dhe arritjen e standarteve te tjere te rendesishem per integrimin. Kjo do te ofroje mundesi ne rritje per zhvillimin e biznesit dhe nje klime ekonomike te favorshme per investitoret e huaj. Ndikimi i faktorit ekonomik per sigurine kombetare do te rritet gradualisht nepermjet pjesemarrjes strategjike dhe bashkepunimit te ekonomise shqiptare ne nivel rajonal, europian e me gjere, kur ajo te arrije te integrohet ne realitetet ekonomike te unifikuara europiane.

Forcat e Armatosura si nje nga institucionet me te rendesishme te sigurise se vendit, do te synojne permbushjen e misioneve te tyre kushtetuese nepermjet zhvillimit te strategjise ushtarake dhe kuadrit bashkekohor ligjor. Synimet e strategjise mbeshtesin zhvillimin e nje force numerikisht me te vogel, por me theks te larte profesionist, nje force shume me cilesore ne organizim, trainim, pajisje e motivim, me synimin qe krahas misionit themelor kushtetues te mbrojtjes se pavaresise dhe teresise territoriale te vendit, te marre pjese aktivisht ne nje spekter te larmishem operacionesh humanitare ne vend, si dhe ne misione nderkombetare me mandate kushtetuese jashte vendit, ne interes te paqes e sigurise ne rajon e me gjere.

Reforma e mbrojtjes do te mbaje ne fokus te veçante rishikimin periodik te pozicionimit te Forcave te Armatosura konform situatave te reja te mjedisit te sigurise, duke reflektuar pergjigje konkrete ndaj sfidave te mjedisit te sigurise ne ndryshim, nepermjet organizimeve, misioneve, detyrave dhe roleve te rinj per njesite e FA, ne perputhje me nevojat konkrete te vendit dhe kerkesat e standardet e strukturave te sigurise Euroatlantike.

Strategjia ofron tolerance-zero dhe pergjigje te organizuar te shtetit te se drejtes ndaj krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve te paligjshme. Institucionet e sigurise do te synojne me prioritet zbatimin e konceptit te parandalimit dhe te neutralizimit te kercenimeve dhe te rreziqeve ndaj rendit publik ne bashkepunim te ngushte me organet e ndjekjes penale e te gjykimit ne bashkepunim edhe me organizmat nderkombetare per kete qellim.

Goditja e krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme dhe korrupsionit do te konsistoje ne nje strategji e pergjigje te organizuar, te institucioneve te konsoliduara te rendit publik, te drejtesise, te prokurorise, te sherbimit informativ etj. Ruajtja e stabilitetit dhe sigurise ndaj sfidave te brendshme do te synohet te arrihet nepermjet zhvillimit te metejshem te nje kuadri ligjor specifik dhe zbatimit rigoroz te ligjit ne lufte kunder krimit, korrupsionit e trafiqeve te paligjshme.

Krahas komponenteve te mesiperm, ne strategji gjen frymemarrje edhe nje element tjeter i rendesishem: perdorimi i fuqise se informacionit. Ajo e vlereson informacionin si faktor gjithmone e me shume te rendesishem per vendim-marrjen e shpejte e te sakte ne interes te sigurise kombetare, duke respektuar, nga njera ane, lirine e te drejtat e qytetareve dhe te mediave per shkembimin e informacionit, si dhe nga ana tjeter, garantimin me ligje te veçanta te informacionit te klasifikuar shteteror, ndershteteror apo me organizma nderkombetare qe buron nga marreveshjet midis paleve.

Dhe se fundi, duke synuar transparence me opinionin publik per kete dokument strategjik, gjykoj se pas kalimit ne organizmat perkates, ai duhet te hapet per publikun e brendshem dhe te jashtem. Bazuar ne ligjin e Autoriteteve te Komandimit dhe Drejtimit Strategjik, ky dokument, pasi te diskutohet me tej nga Keshilli i Sigurimit Kombetar, kalon dhe miratohet ne parim ne Kuvendin e Shqiperise. Me lejoni te sjell ne vemendjen tuaj se kalimi i ketij dokumenti ne menyre sa me konsensuale, para Samitit te Stambollit te Qershorit 2004, do te perbente nje arritje te politikes shqiptare.

Ju faleminderit!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›