E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Tatimet u nxituan me ARMO-n, ajo megjithatë ka shumë problemeNga TemaMinistri i Ekonomisë, Dritan Prifti, e ka cilësuar dje si të nxituar veprimin e organeve tatimore në kontrollin e ushtruar ndaj kompanisë ARMO duke shtuar se kompania megjit

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Prifti: Tatimet u nxituan me ARMO-n, ajo megjithatë ka shumë problemeNga Tema

Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, e ka cilësuar dje si të nxituar veprimin e organeve tatimore në kontrollin e ushtruar ndaj kompanisë ARMO duke shtuar se kompania megjithatë ka mjaft probleme me zbatimin e ligjit. Ministri i Ekonomisë doli qartë në mbrojtje të kompanisë duke thënë se administrata e tatimeve, jo vetëm u nxitua, por ajo nuk ka sqaruar as detajet e urdhrit të kontrollit e as motivin e tij. Ministri qe i detyruar të pranonte problemet e kompanisë, por, sipas tij, qeveria shqiptare dhe shteti me instrumentet e tij e kanë toleruar dhe e kanë shitur kompaninë pa dokumente. Kjo, sipas ministrit, do të thotë se administrata duhet të ishte më e kujdesshme. Kompania e naftës ARMO nuk ka vetëm probleme dokumentacioni, sikundër deklaron administrata fiskale, por pronari i saj, Rezart Taçi, është një nga tatimpaguesit, i cili ka borxhe në tatime dhe dogana. Sipas ministrit, administrata e tatimeve po fsheh arsyen e vërtetë të këtij urdhri për kontrollin e ARMO-s.

“Kompania ARMO mund të ketë probleme, pasi nuk ka paguar një pjesë të taksave ndaj shtetit apo ndaj subjekteve të treta, me të cilat punon, por që ta bllokosh për mungesë certifikate prodhimi, kjo më duket jonormale”, - tha Prifti. Sipas tij, është faji i shtetit që nuk e ka shitur kompaninë me dokumentacionin e duhur. Por ARMO rezulton edhe debitor ndaj “Albpetrol”-it, kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës. Prifti vijon më tej, kur thotë se në kontratën e privatizimit nuk është e specifikuar se kush do t’i paguajë borxhet e trashëguara. Sipas ministrit, ARMO pretendon se e ka blerë këtë kompani pa detyrime, por ekspertët e ministrisë po merren me sqarimin e detajeve për të zgjidhur situatën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›