E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyqani i levizshem AMC, risia e tregut shqiptar

AMC, operatori i pare ne vend i telefonise se levizshme, sjell nje risi ne treg, pika shitjesh dhe asistence te levizshme. AMC per here te pare ne Shqiperi u ofron qytetareve edhe dyqane te levizshme. Dyqanet e levizshem mund te ofrojne te njejten game sherbimesh si dyqanet e tjera AMC ne vend. Abonentet mund te blejne ne to ALBAKARTA, AMCKARTA, Ehat's Up dhe paketa te tjera ekskluzive AMC te komunikimit me parapagese. Pervec ketyre, mund te blejne karta rimbushese, mund te rimbushin numrin me AMC Fleksi dhe te informohen per tarifat e programeve me kontrate te AMC. AMC eshte gjithmone prane qytetareve, pavaresisht veshtiresive gjeografike apo kohore. Mbulimi me sinjal AMC eshte me i miri ne vend, ndersa rrjeti i dyqaneve AMC eshte me i madhi. Per ta bere sa me te prekshme telefonine celulare AMC sjell edhe dyqanet e levizshem. Ata pershkojne rruget e vendit, duke u dhene perparesi zonave te vecuara. Keto dyqane mund te qendrojne te hapura gjate gjithe dites, ne perputhje me nevojat e konsumatoreve ne zonen ku ndodhen. Projekti, megjithese eshte ne fazen fillestare, eshte shtrire ne nje hapesire te gjere. Vitin e ardhshem pritet te qarkullojne me shume dyqane te levizshem AMC ne vend, te cilet do t'u sherbejne nje numri me te madh qytetaresh. Koncepti i ri i dyqaneve te levizshem dhe rrjeti AMC prej 170 dyqanesh ekzistuese, me i madhi ne vend, konfirmojne serish politiken e kompanise per ta bere telefonine celulare te perballueshme dhe te aksesueshme nga te gjithe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›