E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtori i Arsimit, padi në prokurori

 

LIBRAZHD - Drejtori i Arsimit në rrethin e Librazhdit denoncon në Prokurorinë e Elbasanit dy dhunuesit e tij. Ferit Hysi ka zgjedhur organin e hetimit për të nisur procesin në ngarkim të personave që akuzon për dhunë fizike, Sokol Hoxha dhe Sabri Çota. Paraditen e djeshme, Hysi, i cili mban dhe detyrën e nënkryetarit të PD-së, pohoi sërish se ndaj tij është ushtruar dhunë për shkak të pozicioneve që ai mban në qytetin e Librazhdit. Duke i etiketuar dy personat si mbështetës së të majtës, Hysi deklaroi se ata provokuan sherrin e ndodhur mbrëmjen e enjtes në një lokal të qytetit. Hetimet janë tani në duart e prokurorisë së rrethit, për të zbardhur arsyet dhe rrethanat e ngjarjes. Dosja është hapur me akuzat e fyerjes dhe goditjes për shkak të detyrës që mban Ferit Hysi në Elbasan, por dosja do të plotësohet dhe me dëshminë e vetë Sokol Hoxhës dhe Sabri Çotës mbi incidentin.                           a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›