Itali, vdes shqiptari gjatë punës
TIRANE - Emigranti shqiptar në Itali gjen vdekjen pas kontaktit me tensionin e lartë gjatë punës në Itali. Luan Qosja, 38 vjeç, ka gjetur vdekjen dje rreth orës 16:30 në Piaçenza të Italisë. Policia tha se vdekja e emigrantit u shkaktua si pasojë e rënies së tij mbi një tel të tensionit të lartë në momentin që punonte. Sipas hetimeve të para, mësohet se shqiptari ka qenë në punë në momentin kur ra mbi një tel të tensionit të lartë e më pas gjeti vdekjen. Luan Qosja po merrej me riparimin e një çatie, ndaj kishte hipur në një platformë tetë metra mbi sipërfaqen e tokës. Shqiptari emigrant në Itali ka prekur një tel të tensionit të lartë, duke e lënë atë menjëherë të vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 të ditës së djeshme. Krahu mekanik në të cilin shqiptari kishte hipur, sigurohej nga një kamion. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ndihma e shpejtë, por ndërhyrja ka qenë pa rezultat, pasi 38-vjeçari kishte vdekur.