E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Muzeut Kombetar, Biçoku: Teza për vendbanime të vona të shqiptarëve në Maqedoninë e sotme është primitive

Drejtori i Muzeut Kombëtar Prof. Kasem Biçoku gjatë një prononcimi për mediat, në lidhje me shqetësimin e fundit të qarqeve shqiptare  akademike dhe politike në Maqedoni, pas botimit të enciklopedisë së Akademisë së Shkencave Maqedonase, se shqiptarët në këto treva janë të vonë pas shek të 15 dhe të cilësuar të zbritur nga malet , thotë se  teza për vendbanime të vona të shqiptarëve në trojet e sotme maqedonase është primitive dhe vazhdim i presioneve të herëpashershme të qarqeve serbe dhe maqedonase. Sipas tij, të nisesh nga këto teza ne mund të gjejmë shumë kundërargumente që janë në disfavor të tyre , pasi deri në fundin e shek të 18 dhe deri në gjysmën e parë të shek të 19 , Maqedonia nuk ekzistonte. Nga gjysma e dytë e shek. të 19 fillon një lëvizje paralele në trevat e sotme të Maqedonisë , lëvizje bulllgare dhe maqedonase e nxitur nga qarqet serbe . Kështu që po ti hyjmë dokumentacioneve historike nuk gjejmë të dhëna për Maqedoninë e sotme .Maqedonia e sotme ka qenë e banuar nga shqiptarë, nga serbë, vllehë dhe nga elementë të tjerë të çifutë në mesjetë , thotë ai. Biçoku theksoi se  Maqedonia është një koncept gjeografik në mesjetë dhe në shekujt e perandorisë osmane, siç është Epiri koncept gjeografik në antikitet. Por më bindëse për vendbanimet e shqiptarëve- theksoi ai -, janë dokumentet histoike dhe regjistrat e këtij shekulli, ku fatmirësisht është shkruar e zezë në të bardhë, historia e shqiptarëve dhe maqedonasve . Biçoku thotë se  këta akademikë duan të krijojnë histori duke u nisur nga pozita qesharake , pasi ata identifikojnë emrat e pupollsisë me etnitetin e tyre, dhe kjo lë për të dëshiruar. Duke sqaruar më tej Biçoku nënvizon se  pasi po të nisemi nga emrat nuk ekzistojnë fare shqiptarë,  sepse pjesa myslimane shqiptare ka emra-turko-arabë, pjesa katolike emra italikë dhe pjesa ortodokse emra grekë , pasi kanë ndikuar feja dhe shkollat, si politikisht ashtu edhe në kulturë. Biçoku rithekson edhe njëherë  se  na takon të gjithë studiuesve albanologë , historianë dhe arkeologë që nga Tirana, Shkupi dhe Prishtina që të mbrojmë historikisht me të drejtë vendbanimet tona historike si një popull shumë i lashtë në Ballkan.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›