E Diel, 1 Nëntor 2026

Në dy vjet në gjykatën e Vlorës u shqyrtuan 515 çeshtje pronësie

Në dy vitet e fundit në Gjykat

l;n e Shkallës së Parë në Vlorë ndër 515 padi të dorëzuara dhe në shqyrtim me objekt zgjidhjen e konflikteve për çështje të pronësisë, që rezultojnë më të pakta krahasuar me vitet e mëparshme, kanë përfunduar deri tani 300 çështje gjyqësore. Burime zyrtare të gjykatës bënë të ditur sot se në proçeset gjyqësore  përfshihen padi me objekt kontratat e blerjes, dhurimit, trashëgimit të pronës, vendimet e njohjes nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, etj. Paditë me objekt zgjidhjen e konflikteve të pronësisë zënë rreth 60 përqind të çështjeve në këtë institucion. Krahas tyre, gjatë dy viteve të fundit janë shqyrtuar 12 çështje me subjekt personat që ushtrojnë një funksion në administratën publike, që kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, që parashikohet në nenin 248 të Kodit Penal si dhe 2 çështje për veprën penale të mitmarrjes, që kanë përfunduar me shpalljen fajtor të personave të akuzuar.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›