Drejtori i TAP: Vendimi per ne final, rivalet te parendesishem
Per sa kohe qe konsorciumi Shah Deniz ne Azerbajxhan, i cili menaxhon gazin azer, eshte gati per te garantuar furnizimin e Italise nepermjet tubacionit “Trans-Adriatik” (TAP), projektet e tjera rivale jane te parendesishme. Kete e ka pohuar vete drejtori Menaxhues i projektit TAP, Kjetil Tungland. Ne nje interviste ekskluzive per “EurActiv”, ai ka sqaruar sesi TAP nuk ka nevoje te bashkoje forcat me asnje rival tjeter, sic eshte IGTI-ja qe pretendon linjen e transportimit te gazit Turqi-Greqi-Itali. Sikunder pohon se vendimi i marre pak dite me pare mbi perzgjedhjen e projektit “Trans-Adriatik” per kalimin e gazit permes Shqiperise, tashme eshte perfundimtar ...
Z. Tungland, a eshte nje vendim perfundimtar ai qe gazsjellesi “Trans-Adriatik” eshte zgjedhur nga Azerbajxhani per te ndertuar korridorin jugor te gazit Greqi-Itali? Ju pyes per kete pasi, DEPA, kompania greke e interesuar per projektin ITGI, i cili siguron linjen Turqi-Greqi-Itali, pohon se ky vendim eshte "i perkohshem".
- Une mund te konfirmoj se kam marre nje leter nga SOCAR, kompania shteterore e gazit azer. Ne leter, TAP eshte ftuar ne "Negociata ekskluzive" me Shah Deniz. Gjithashtu, ne leter shtohet se vendimi i marre nga konsorciumi Shah Deniz eshte mbeshtetur unanimisht nga te gjithe anetaret e tij dhe se ky eshte perfundimtar. Pra, tre fjalet: "ekskluzive", "unanim" dhe "perfundimtar" jane te permendura ne leter dhe se eshte e qarte se nuk ka asgje te perkohshme pas tyre dhe ketij vendimi.
Kjo tingellon qarte. Por DEPA thote se projektit i mungojne lejet e nevojshme dhe se i nevojitet kombinimi i forcave. A eshte ky nje opsion?
- Ky eshte mendimi i DEPA-s. Sigurisht qe ky nuk eshte mendimi im, as i Shah Denizit. Shah Deniz ka renditur projektet konkurruese qe plotesojne tete kritere te seleksionimit. Keto perfshijne: vleresimin e projekteve bazuar ne meritat e tyre dhe konceptet komerciale, aftesite teknike, aftesite financiare dhe aftesite operacionale. Te gjitha keto elemente jane marre ne konsiderate dhe mbi kete baze, u zgjodh TAP.
Megjithate, a do te keni nevoje per t’i kombinuar forcat me ITGI-ne, apo me ndonje tjeter projekt?
- Jo, une nuk e ndiej nje nevoje te tille, sepse TAP eshte zgjedhur mbi bazat e forta te vetat dhe te forta te aksionereve te saj. Ne nuk shohim se duhet ta “hollojme” vendimin e Shah Deniz duke bashkuar forcat me ITGI-ne. Ne e konsiderojme vendimin e Shah Deniz si perfundimtar. Ai perjashton ITGI-ne dhe fton TAP-in ne negociata ekskluzive me te, me qellim te arritjes se marreveshjes perfundimtare te perbashket.
Ndoshta ju mund te shpjegoni edhe gjendjen e projekteve te tjera, te tilla si Nabucco, i cili eshte ofruar gjithashtu per te transportuar gazin nga fusha Shah Deniz II ne det te hapur?
- Kjo eshte e sakte. Por megjithate, eshte fakt se TAP eshte ftuar per negociata ekskluzive per rrugen e eksportit te gazit drejt Italise. Ndersa per rrugen veriore, Shah Deniz eshte ende ne vleresimin e ndryshuar te konceptit Nabucco, i njohur si Nabucco i Perendimit. Ose mund te shkohet permes projektit SEEP (South East Europe Pipeline).
SEEP eshte British Petroleum, apo jo?
- Kjo ishte te pakten, por une e kuptoj se konsorciumi Shah Deniz eshte prapa saj.
Sipas disa raporteve, SEEP mund te shfaqet si favorite.
- Nuk e kam kete bindje. Shah Deniz thote se do te vleresoje projektin SEEP kunder Nabucco-s se Perendimit dhe ka per te bere nje perzgjedhje perfundimtare ne mes ketyre te dyve kete vere, ne qershor une mendoj.
Prandaj seksioni jugor eshte i qarte, ky eshte TAP, dhe ne korridorin verior do te jete mes Nabucco-a ose SEEP-it dhe vendimi do te njihet nga vera?
- Po. Dhe atehere ata do te kene dy marreveshje. Gjithashtu ata do te bejne dhe nje vleresim te bleresit, si edhe nje perzgjedhje perfundimtare se cila rruge apo grup bleresish, do te ece para me vendimin perfundimtar te investimeve, i cili eshte planifikuar per ne qershor 2013.
Rusia ka vendosur per te ndertuar Rrjedhen e Jugut (South Stream) ne kapacitete maksimale. A ndikon ky vendim per korridorin jugor te gazit?
- Jo, une nuk shoh ndonje ndikim. Per sa kohe qe Shah Deniz eshte gati dhe i gatshem per te garantuar furnizimin me gaz ne Itali nepermjet tubacionit TAP, projekti i Rrjedhes se Jugut eshte aq i parendesishem per te krijuar shqetesim.