E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Varesia e INSTAT, u respektua Kushtetuta

Ne nje interviste per TV Klan, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka sqaruar pse ka kaluar INSTAT ne varesi te kryeministri. Sipas tij, ky eshte thjesht nje ndryshim teknik, sepse Kushtetuta nuk e lejon qe institucionet te jene ne varesi te institucioneve kolegjiale. Ky ndryshim, thote z. Imami, nuk ndryshon asgje ne punen e perditshme te ketij institucioni, pasi Keshilli i Ministrave nuk mund te kontrolloje cdo dite punen e ketij institucioni apo dhe te tjereve, ndersa kryeministri dhe stafi i tij po.

Si shpjegohet varesia e INSTAT nga varesia e Keshillit te Ministrave tek kryeministri?

Ne qofte se do te me lejonit shume shkurt dua te flas pak per votimin e nje ligji me 3/5 qe sapo kaloi ne Kuvend. Fakti eshte se ligjet me 3/5 kane muaj dhe muaj qe presin per t’u miratuar, sepse jane nder konditat paraprake per integrimin dhe marrjen e statusit kandidat. Fakti eshte se komisioni i ligjeve ka punuar sigurisht qe cdo komision ligjesh qe shqyrton nje ligj ben amendamente dhe amendamentet i shqyrtojne te dyja palet. Ketu nuk ka asgje te jashtezakonshme qe te ndryshoje thelbin dhe permbajtjen e ligjit. Fakti qe ne vonohemi nuk eshte nje fakt i mire. Qofte edhe me vonese, sipas fjales se vjeter, nese arrijme te votojme sot ne parlament kete ligj eshte nje hap pozitiv, e cila nuk mundet dhe nuk duhet te nderpritet. Sepse sic paralajmeron edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ky proces duhet te vijoje, po nuk vijoi, ne rrezikojme seriozisht statusin.

Ka nje kundershti nga opozita per Institutin e Statistikave, i cili kalon ne varesi te Kryeministrit?

Dy ligjet kane pasur nje amendament qe mund ta citojme, kalon vartesia e institucionit nga Keshilli i Ministrave tek kryeministri. Nga pikepamja formale ky eshte nje ndryshim teknik, ne thelb eshte nje perputhje e ligjit me Kushtetuten dhe nuk ndryshon ne permbajtje dicka e madhe, qe krijohet nje varesi e posacme nga kryeministri apo Keshilli i Ministrave, por thelle-thelle reforma qe eshte bere dhe eshte reforme kushtetuese tregon qasjen e legjislacionit dhe qasjen ne teresi te mendimit juridik ndaj shtetit dhe institucioneve te tij. Reforma qe i eshte bere nga Kushtetua eshte reforme qe pergjegjesite jane ne organet individuale dhe organet individuale, kryeministri permendet ne Kushtetute. Jane ata, te cilet kane pergjegjesi per punen qe kryejne ate dhe japim llogari. Por ndonjehere gabojne dhe juriste, dhe te ata qe kane punuar ketyre viteve, eshte lapsus qe e bejne shpesh juristet. Ne kemi nje trashegimi te keqe nga e kaluara nga regjimi i vjeter. Ju e mbani mend fare mire qe nuk kishte kryetar shteti, kryetari i shtetit ishte nje organ kolektiv, nuk kishte kryeminister, kishte kryetare te Keshillit te Ministrave, Keshilli i Ministrave vepronte si nje organ kolegjial dhe brenda ketij organi kolegjial ishte nje tjeter organ drejtues qe ishte Kryesia e Keshillit te Ministrave. Sigurisht qe ne konstitucionalizmin modern keto jane krejtesisht te papranueshme, nuk mund te kete organe kolegjiale qe marrin vendime te kesaj natyre. Organet kolegjiale jane si parlamenti, po keshtu Keshilli i Ministrave. Ndaj, ne e kemi cilesuar faktin e Ministrit se eshte pergjegjesi per punen e tij dhe pergjigjet para ligjit.

Ju thoni se ndryshimi per statistika dhe prokurimet publike nuk e cenojne pavaresise e institucioneve?

Pavaresia e institucioneve, se pari, nese nuk kane pavaresi sot nuk mund ta kene edhe neser. Nese e kane sot, do ta kene edhe neser. Nuk ndryshon asgje nga kjo pikepamje. Keshilli i Ministrave nuk mund ta administroje punen e perditshme, kurse kryeministri dhe zyra e tij, mund ta administrojne dhe te mund te ndjekin ceshtjet e organeve kompetente. Pavaresia e ketyre institucioneve, nuk eshte pavaresi ne pikepamjen administrative, eshte pavaresi ne kryerjen e punes sipas ligjit. Nese kemi verejtje le te perpiqemi t’i permiresojme. E gjithe retorika jone kunder korrupsionit etj., ka qene nje retorike pa vlere dhe qe nuk i sherben as debatit politik, as mendimit juridik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›