Drejtori i Ujësjellësit: ”Arsyet pse mungon uji i pijshëm në disa zona të kryeqytetit”
Cilat janë problemet kryesore për mosfurnizimin me ujë të pijshëm
Emanuela Sako
Mungesa e ujit të pijshëm në disa zona të kryeqytetit është bërë problem shqetësues për banorët që jetojnë në to. Mungesa e ujit të pijshëm është pohuar nga vetë qytetarët prej disa kohësh si fenomen i shfaqur më së shumti gjatë stinës së verës. Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, Ferdinad Petrela, sqaroi dje për gazetën “Albania” shkaqet e krijimit të një situate të tillë dhe arsyet se përse një pjesë e qytetarëve vuajnë nga mungesa e ujit. Petrela shprehet se për këta banorë nuk garantohet uji i pijshëm dhe për këtë ai fajëson vetëm firmat e ndërtimit.
Shkaqet
Drejtori Petrela shpjegoi se mungesa e ujit të pijshëm në zonën mbi Kopshtin Botanik dhe në zonën e Unazës së re, vjen si pasojë e ndërtimeve të shumta që janë bërë vitet e fundit. Petrela sqaron se ndërtuesit nuk kanë kontratë me Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve. Sipas tij, ato ndërtesa janë ngritur pa marrë parasysh kushtet dhe mundësitë e furnizimit me ujë të këtyre zonave. Nga ana tjetër, është e pamundur furnizimi i tyre me ujë, së ofrimit të kapaciteteve të përshtatshme. Drejtori Petrela shprehet se nuk ka ndonjë strategji për zhbllokimin e situatës së krijuar në këto zona, sepse qytetarët duhet të jenë të të ndërgjegjshëm në momentin që blejnë një banesë, për të pasur kushtet e duhura. Një ndër zonat që po vuan nga mungesa e ujit, sipas ankesave të banorëve, është edhe zona e Saukut. Banorët janë ankuar se firma tenderuese ka ndërprerë punimet dhe ata kanë mbetur pa ujë. Petrela sqaroi se punimet nga firma janë shkëputur përkohësisht, pasi banorët kanë paraqitur ankesa për cilësinë e punimeve të kryera nga firma. Kështu, banorët dhe firma kontraktuese kanë pasur mosmarrëveshje për cilësinë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit. Për këtë arsye, Drejtoria e Ujësjellës- Kanalizimeve ka marrë përsipër ngritjen e një grupi pune me specialistë të drejtorisë dhe përfaqësues të firmës si dhe banorëve për të inspektuar punimet dhe për të verifikuar cilësinë e tyre. Pasi të kryhet evidentimi në terren, do të jepet një përgjigje përfundimtare për vazhdimin e punimeve dhe furnizimin me ujë të të gjithë banorëve të zonës, ku po realizohen ndërhyrjet në rrjet.
Situata
Situata në këto zona është tepër shqetësuese për banorët që në këto temperatura të larta janë të detyruar të vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm. Kështu, në zonën e Kopshtit Botanik dhe atë të Unazës së Re firmat në bashkëpunim me qytetarët kanë bërë çpime në tokë për të siguruar ujin e pijshëm dhe kanë kryer analizat për pastërtinë e ujit. Nëpërmjet këtyre zgjidhjeve ata kanë mundur të sigurojnë ujë në banesat e tyre. Ndërsa pjesa tjetër janë të detyruar ta blejnë me bidonë apo të shkojnë me automjete në disa zona ku uji është në gjendje për t’u konsumuar. Banorët kërkojnë që autoritete përkatëse të ndërhyjnë për të ndryshuar situatën, pasi e kanë të pamundur të jetojnë në këto kushte. Drejtori Petrela shprehet se qytetarët e Saukut, aktualisht po furnizohen nëpërmjet tre rrjeteve ekzistuese. Ndërsa Unaza e Re, është linja e fundit që furnizohet nga rrjeti i Bërxullës dhe normalisht nuk mund të ofrojë gjithë kapacitet për furnizimin me ujë të gjithë zonës.
Uji i pijshëm, zona e Saukut mbetet dy muaj pa ujë
Banorët e Saukut prej dy muajsh po vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm. Ata janë të detyruar të përballojnë temperaturat e larta pa praninë e ujit në çezmat e shtëpive. Shkak për krijimin e kësaj situate është bërë ndërprerja e punimeve nga firma sipërmarrëse e zbatimit të projektit për rregullimin e tubacioneve. Firma sipërmarrëse J. sh.p.k Lezhë, fitoi tenderin për punimet në rrjetin ujësjellës lagja Sauk, Rruga me Plepa. Punimet kanë nisur më 20 qershor 2009, rreth 2 muaj më parë dhe firma i ka ndërprerë punimet duke lënë kanalet e hapura. Banorët e zonës janë ankuar pranë institucioneve përkatëse, por ende nuk kanë marrë një përgjigje për sigurimin e ujit në shtëpitë e tyre.
Banorët e zonës bëjnë të ditur se situata është alarmante, pasi u janë rikthyer mjeteve primitive për të siguruar ujin e pijshëm në disa çezma larg vendbanimeve. Ata shprehen se janë të detyruar të sigurojnë ujin, duke shkuar një kilometër larg shtëpive. Banorët ankohen se nuk kanë me çfarë të gatuajnë, të lajnë rrobat, të kujdesen për higjienën e shtëpisë, apo të sigurojnë kushtet më minimale për familjen. Njëkohësisht, u duhet të përballojnë një kosto të lartë për blerjen e ujit me bidonë, në pikat e tregtimit të ujit të pijshëm. Një banor i Saukut shprehet se firma sipërmarrëse, dhe ato pak instalime tubash që kanë lidhur në lagje, i ka bërë të parregullta, pasi i ka bërë në varësi të pagesës nën dorë të marra nga drejtues punimesh. Të gjitha lidhjet janë bërë në tubacionin kryesor, të cilat janë jashtëligjshme. Kjo për arsye se nëse thithet uji nga pompat që do të vendosen në rrugë kryesore lagja nuk do ketë ujë. Sipas kontratës afati i këtij projekti është 42 ditë, po bëhen 60 ditë dhe punimet janë lënë për gjysmë.
Zonat e kryeqytetit, ku rrjeti është i amortizuar
Rrjeti i shpërndarjes së ujit në disa zona është i amortizuar. Drejtori i Ujësjellësit bën të ditur se zonat që aktualisht kanë probleme me rrjetin janë pjesa e disa rrugicave në kryeqytet, në zonën e Njësisë Bashkiake nr. 2, apo tek pjesa e tregut elektrik. Drejtori shprehet se ka diskutuar problemin me kryetarin e kësaj njësie dhe është njohur me ankesat e banorëve të zonës. Ai deklaroi se kanë kërkuar fonde për të mundësuar ndërhyrjen në këtë rrjet, në mënyrë që të sigurohet uji në banesa dhe të ketë cilësinë e duhur për konsumim. Kjo, në mënyrë që të shmanget ndotja e ujit. Tirana ka 1600 kilometër rrjet ujor në të gjithë tërësinë e saj, çka bën të pashmangshme dhe krijimin e amortizimeve në disa pjesë të saj.
Siguria e ujit të pijshëm që rrjedh në çezmat e qytetarëve
Drejtoria e Higjienës ka kryer një sërë inspektimesh për verifikimin e kushteve që ndodhet ujit i pijshëm. Sipas të dhënave që janë bërë nga specialistët e higjienës, përgjithësisht uji nuk ka pasur probleme të ndotjes bakteriale. Ndërsa sasia e klorit është në normat e lejuara, e cila mundëson ruajtjen e cilësisë së ujit dhe sigurinë e tij për konsumim. E vetmja këshillë që japin specialistët gjatë sezonit të verës, është që ata duhet të tregohen të kujdesshëm kur të blejnë ujin në bidonë, pavarësisht se janë të ambalazhuar. Sipas tyre, uji duhet të jetë në një temperaturë të caktuar dhe që të mos jetë i ekspozuar ndaj diellit. Edhe para se të konsumohet uji duhet të ketë qëndruar në një ambient të freskët. Në të kundërt uji i bidonëve mund të jetë i rrezikshëm për jetën, pasi shkakton helmime ushqimore në organizëm.
Mungesat
Zona e Saukut
Unaza e Re
Kopshti Botanik
Rrjeti i amortizuar
Pjesa e rrugicave në Tiranë
Tregu Elektrik
Njësia Bashkiake Nr. 2
21 Gusht 2009