E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapar, mungon serumi antivipera

 

SKRAPAR - Në zonat malore mungon serumi antivipera. Banorët e rrethit të Skraparit nga vetë relievi malor, shkëmbor dhe pyjor rrezikohen nga gjarpërinjtë, të cilët janë shtuar shumë në numër. Burime në komuna bëjnë të ditur se për t'u ardhur në ndihmë atyre personave që sulmohen nga gjarpërinjtë nuk është e mundur. Kjo për arsye se mungon serumi antivipera, i cili prej disa kohësh nuk gjendet në këto zona, por dhe në spitale sasia është shumë e vogël. Mbërritja e këtij medikamenti disa herë është kërkuar si nga personeli i qendrave shëndetësore të komunave dhe nga kryetarët e saj, por përgjigjja ka qenë negative. Kryetari i komunës Vëndrezhë, Shkëlqim Mustafaj tha për gazetën se ilaçi është kërkuar deri në instancat përkatëse, por deri tani nuk ka pasur asnjë furnizim. Shumë banorë janë shprehur se ka pasur raste që nga pickimi i gjarprit kanë gjetur vdekjen disa persona, pasi nuk iu është dhënë dot ndihma e parë.       d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›