Viti akademik 2010-2011, Instituti Italian i Kulturës cakton datat e provimit për gjuhën italiane
Jonida Tashi
Provimet përfundimtare për zotërimin e gjuhës italiane për të gjithë të rinjtë që duan të ndjekin në vitin akademik 2010-2011 studimet në Itali do të zhvillohen në dy data të ndryshme. Kështu, faza e parë në të cilën do të testohen kandidatët që janë regjistruar më herët për këtë provim do të jetë data 22 nëntor 2009, ndërsa e dyta në datën 6 mars 2010. Të interesuarit që duan t’i nënshtrohen më herët provimit të gjuhës italiane, pra në fazën e parë duhet të regjistrohen pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë duke filluar që nga data 1 deri në 18 shtator 2009. Ndërsa ata që e kanë lënë për në fazën e dytë testimin, për arsye se duan të marrin më shumë njohuri për italishten, duhet të regjistrohen nga data 28 dhjetor 2009 deri në 19 janar 2010 për tu futur në provimin e marsit.
Kurset
Përveç datave për provimin e gjuhës, Instituti Italian i Kulturës ka përcaktuar edhe harkun kohor brenda të cilit do të zhvillohen kurset parapërgatitore për njohjen e gjuhës italiane për aplikantët e rinj që dëshirojnë të ndjekin vitin e ardhshëm studimet në Itali. Testimi për nivelin e zotërimit të gjuhës italiane do të kryhet pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë si dhe pranë tri Konsullatave Italiane të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës. Instituti Italian i Kulturës në Tiranë publikon datat e reja të regjistrimit për t’iu nënshtruar kurseve të njohjes së gjuhës italiane. Pikësëpari këtyre kurseve duhet t’i nënshtrohen të gjithë ata rinj shqiptarë që gjatë vitit të ardhshëm duan të aplikojnë studimet e larta në Itali, pasi Instituti Italian i Kulturës është i vetmi institucion në vend që i pajis ata me certifikatën “Celi 3”, një dokument ky që hap rrugën për tu shkolluar në Itali. Por pjesë e kurseve që ofrohen nga Instituti Italian i Kulturës mund të bëhen edhe mjaft të rinj të tjerë që dëshirojnë të mësojnë italishten ose kanë nevojë të pajisen me një dëshmi ligjore për njohjen e saj. Përveç përcaktimit të datave për kurset parapërgatitore për mësimin e gjuhës italiane, Instituti Italian i Kulturës ka publikuar edhe çfarë kursesh duhet të ndjekin aplikantët për studimet në Itali për tu pajisur me certifikatën e njohjes së gjuhës italiane “Celi 3”. Kushti kryesor për tu pranuar në këto kurse është kalimi me sukses i testit të orientimit. Në momentin e regjistrimit parashikohet një test pranimi për të përcaktuar nivelin përgatitor të secilit student.
Aplikantët
Kurset parapërgatitore, të organizuara nga Instituti i Kulturës nuk janë të detyrueshme, por ata janë shumë të rekomandueshëm për të kaluar provën e parë për të nisur vitin e ardhshëm akademik studimet në Itali. Pajisja me Certifikatën e Njohjes së Gjuhës italiane – Niveli 3 (që i përket nivelit B2 i Quadro Comune Europeo di Riferimento per le Lingue) përbën një nga kushtet e preferueshme dhe të domosdoshme për tu bërë i mundur pararegjistrimi në universitetet italiane. Testimi për nivelin e zotërimit të gjuhës italiane kryhet pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Marrja e provimit të gjuhës është prova e parë që duhet të kalojë një maturant për të nisur studimet në Itali. Burime zyrtare nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë bëjnë të ditur se kanë nisur procedurat e reja për maturantët që duan të studiojnë në vitin akademik 2010-2011 në Itali. Fillimisht secili prej aplikantëve duhet t’i nënshtrohet testimit paraprak të gjuhës italiane, që bëhet me qëllim që çdo i ri që dëshiron të ndjekë studimet e larta në Itali të dijë nëse e zotëron mjaftueshëm këtë gjuhë. Në të kundërt, të rinjtë mund t’i nënshtrohen kurseve të gjuhës italiane për ta zotëruar më mirë atë. Pas përfundimit të konkursit kalohet në provimin e gjuhës. Në bazë të kalimit të këtij provimi do të mund të procedohet më tej në aplikimin për të filluar studimet në universitetet italiane.
Provimi
Për pjesëmarrjen në provimin e gjuhës çdo maturant duhet të paguajë një faturë prej 55 eurosh si taksë regjistrimi te Instituti Italian i Kulturës dhe certifikimi i gjuhës bëhet nga Universiteti për të Huajt i Peruxhia-s në Itali. Ndërsa kostoja për studentin që do të përsërisë vetëm një provë është 40 euro. Marrja e këtij provimi gjuhe është një provë e vështirë, por që hap dyert për aplikimin për vizë studimesh në Itali. Studentët që dëshirojnë të studiojnë në degë të universiteteve italiane, ku hyrja parashikon një provim tjetër duhet të përballojnë një sprovë të dytë për pranimin në këto degë me numër të mbyllur ose në rast se nuk fitojnë aty mund të tentojnë të kalojnë në fakultete të tjera italiane, ku hyrja është e lirë. Në këtë rast ata duhet të kenë parasysh se çdo universitet italian vendos kuota të përcaktuara për studentët e huaj dhe numri i tyre varet nga vetë universiteti. Para zhvillimit të provimit të gjuhës Instituti Italian i Kulturës do të sqarojë, oraret, vendet, si dhe kushtet e tjera që do të kenë studentët për të dhënë provimin në fjalë. Provimi zgjat katër orë dhe zhvillohet në dy forma: me shkrim dhe me gojë. Provimet janë organizuar nga Instituti Italian i Kulturës pranë tri Konsullatave Italiane të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, të cilat shërbejnë edhe për t’u pararegjistruar në universitetet italiane. Kandidatët duhet të paraqiten në datën e përcaktuar sipas orarit të parashikuar, pranë qendrave të përcaktuara, sipas mbiemrit të tyre si dhe vendit ku kanë kryer pagesën e taksës së regjistrimit.
Datat e provimit të gjuhës “Celi 3” për vitin akademik 2010-2011
Data e parë e provimit do të jetë 22 nëntor 2009
Regjistrimet për këtë datë do të bëhen nga data 1 deri në 18 shtator 2009
Data e dytë e provimit do të jetë 6 mars 2010
Regjistrimet për këtë datë do të bëhen nga data 28 dhjetor 2009 deri në 19 janar 2010
KURSET E GJUHËS ITALIANE
Kurse katër mujore
1 tetor 2009–28 janar 2010
3 shkurt2010–28 maj 2010
Niveli elementar
A1 – Asnjë njohje e gjuhës italiane
A2 – Njohje elementare e gjuhës italiane
Niveli i mesëm
B1 – Njohje mesatare e gjuhës italiane
B2 – Njohje e mirë e gjuhës italiane
Kohëzgjatja: 60 orë
Regjistrimi: 9500 lekë
Librat: 3500 lekë
Kriteret
Për tu pranuar në kurset A2, B1 e B2 do të jetë e nevojshme kalimi i testit të orientimit, i cili do të vërtetojë një njohje elementare, të mesme dhe të mirë të gjuhës italiane. Testi mund të jepet gjatë periudhës:
14-28 shtator 2009
11-28 janar 2010
nga ora 15.00 deri 16.30 të pasdites
Taksa e regjistrimit për testin është 500 lekë
KURSET PARAPËRGATITORE
Kurset parapërgatitore për pajisjen me certifikatën e Universitetit për të Huajt i Peruxhia-s (“Celi 3”)
21 shtator–20 nëntor 2009
14 dhjetor 2009–5 mars 2010
Kurse 100 orësh
Regjistrimi: 14000 lekë
Materiali didaktik: 2200 lekë
Kurse 50 orësh
Regjistrimi: 8000 lekë
Materiali didaktik: 2200 lekë
Kriteret
Do të pranohen për të ndjekur kursin prej 100 orësh studentët që tregojnë se kanë njohuri të mirë të gjuhës italiane gjatë testit të orientimit. Ai që kalon provimin me rezultatin C, që i korrespondon një nivel i mirë njohurish, mund të regjistrohet në kursin prej 50 orësh.
Regjistrimet
Kurset e orientimit dhe regjistrimet do të bëhen gjatë periudhës:
1–18 shtator 2009
1–19 nëntor 2009
nga ora 15.00 deri 16.30 të pasdites
Kurset intensive
Kurset intensive do të zhvillohen nga data 22 korrik-15 shtator 2010
Kohëzgjatja e kurseve sipas niveleve dhe certifikatës
Kursi Certifikata Kohëzgjatja Kodi i kursit
Nivel Fillestar A1-A2 Dëshmi frekuentimi 4 muaj A
Nivel i Ndërmjetëm B1-B2 Dëshmi frekuentimi 4 muaj B
Nivel i Avancuar Dëshmi frekuentimi 6 muaj C
Kurs Përgatitor 100 orë Provim CELI3 3 muaj D
Kurs Përgatitor 100 orë Provim CELI3 2 muaj E
Kurs Përgatitor 50 orë Provim CELI3 3 muaj F Kurs Përgatitor 50 orë Provim CELI3 2 muaj G
Nivelet e kurseve
Ndarja e kurseve të ofruara nga Instituti mban parasysh kërkesat e të interesuarve vendor, por bashkërenditet edhe në ndarjen e “Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referimit për gjuhët: Nxënie, Mësimdhënie, Vlerësim” të Këshillit të Evropës (Common European Framework)
Niveli 1 – fillestar
1. Dëgjim/Ushtrim gojor
Të jesh në gjendje të shprehësh mendime ose kërkesa në mënyrë të thjeshtë në një ambient familjar, si edhe të kuptosh udhëzime bazë, ose të marrësh pjesë në bashkëbisedime mbi argumente të parashikueshëm.
2. Leximi
Të jesh në gjendje të kuptosh lajme, udhëzime ose informacione bazë, si edhe të kuptosh informacione të thjeshta që kanë të bëjnë me sektorë të njohur, si për shembull: artikuj konsumi, sinjale, libra teksti ose përmbledhje mbi subjekte familjare.
3. Ushtrim i të shkruarit
Të jesh në gjendje të plotësosh formularë të thjeshtë dhe të marrësh shënime që kanë të bëjnë me orare, data dhe vende, si dhe të plotësosh formularë dhe të shkruash letra të thjeshta ose kartolina me informacione personale.
I përket nivelit A1/A2 të Kuadrit të Përbashkët Europian të Riferimentit.
Niveli 2 – i mesëm
1. Dëgjim/Ushtrim gojor
Të jesh në gjendje të shprehësh në mënyrë të kufizuar mendime mbi argumenta kulturor/abstrakt ose të japësh këshilla në lidhje me një sektor familjar dhe të kuptosh udhëzime ose lajmërime publike, si edhe të ndjekësh ose të mbash një diskutim mbi një argument familjar ose të kryesh një bashkëbisedim mbi një gamë të gjerë argumentesh.
2. Leximi
Të jesh në gjendje të kuptosh artikuj të përditshëm informativ, domethënien e përgjithshme të informacioneve të ndryshme jo të përditshme që kanë të bëjnë me një sektor familjar, si dhe të jesh në gjendje të lexosh shpejt një tekst për të nxjerrë informacione të cilat të ndihmojnë të kuptosh udhëzime të hollësishme ose këshilla.
3. Ushtrim i të shkruarit
Të jesh në gjendje të shkruash një letër ose të mbash shënime mbi argumente familjare ose të parashikueshëm, si dhe të mbash shënime ndërkohë që një person flet ose të shkruash një letër që përfshin edhe kërkesa jo të zakonta.
I përket nivelit B1/B2 të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Riferimentit
Niveli 3 – i përparuar
1. Dëgjim/Ushtrim gojor
Të jesh në gjendje të marrësh pjesë aktive në mbledhje e seminare që kanë të bëjnë me sektorin personal të punës ose të marrësh pjesë në një bashkëbisedim informal me mjaft zhdërvjelltësi edhe përballë shprehjeve abstrakte, si dhe të japësh këshilla ose të flasësh për argumente të ndërlikuara apo delikate, të kuptosh diskutime informale dhe të jesh i sigurt në nxjerrjen e argumenteve problematik.
2. Leximi
Të jesh në gjendje të lexosh aq shpejt sa nevojitet për të ndjekur një kurs universitar; të lexosh informacione nëpër gazeta e të përditshme ose të kuptosh korrespondencë jo standard, si dhe të kuptosh dokumente, korrespondenca, relacione e kuptime të ndryshme në lidhje me një tekst kompleks.
3. Ushtrim i të shkruarit
Të jesh në gjendje të përgatitësh një kopje të parë të një letre pune, të mbash shënime të hollësishme gjatë një mbledhjeje apo të shkruash një ese të shkurtër që të dëshmojë zotësi komunikimi, si dhe të shkruash letra mbi çfarëdo argumenti dhe të mbash shënime të detajuara gjatë një mbledhjeje apo seminari, me kujdes dhe aftësi të mirë shprehjeje. I përket nivelit C1/C2 të Kuadrit të Përgjithshëm Europian të Riferimentit.
Qendrat për kurset italiane në të gjithë vendin
Regjistrimet për kurset e gjuhës italiane kryhen pranë qendrave të mëposhtme:
Berat
Shtëpia e Kulturës
Përgjegjës: Aurel Maksuti
Cel: 0692351289
Bilisht
Suore Francescane del Vangelo
Përgjegjës: Petrika Lame
Cel: 0692450777
Bulqizë
Shkolla e Mesme e përgjithshme
Përgjegjës: Etleva Alla
Cel: 0682603242
Burrel
Shkolla e Mesme e përgjithshme
“Pjetër Budi”
Përgjegjës: Altina Haxhiu
Cel: 0692890436
Durrës
Qendra Kulturore e Fëmijëve
Përgjegjës: Iliriana Kupe
Cel: 0682455077
Elbasan
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”
Përgjegjës: Elda Talka
Cel: 0692121890
Fier
Shkolla 9-vjeçare “Andon Xoxa”
Përgjegjës: Dritan Klosi
Cel: 0692739563
Girokastër
Universiteti “Eqerem Cabej”
Përgjegjës: Katerina Mosko
Cel: 0693031616
Kavajë
Shkolla e Mesme Profesionale “26 Marsi”
Përgjegjës: Lindita Xhaxha
Cel: 0682527114
Kolonjë
Shkolla e Mesme e Përgjithshme “P.N.Luarasi”
Përgjegjës: Dritan Gjoni
Tel: 0812/2327
Korçë
Dhoma e Tregtisë
Përgjegjës: Kristaq Grabocka
Tel: 0825/2159
Krujë
Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Skënderbej”
Përgjegjës: Adelina Toska
Cel: 0692475975
Kuçovë
Shkolla e Mesme e Përgjithshme
Përgjegjës: Adriana Ballabani
Tel: 0311/2370
Lezhë
Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”
Përgjegjës: Esmeralda Kulli
Cel: 0692277120
Librazhd
Qendra Rinore “Soek –In”
Përgjegjës: Ornela Vasku
Cel: 0692158785
Shkodër
Universiteti “Luigj Gurakuqi”
Përgjegjës: Alma Hafizi
Cel: 0692164671
Tiranë
Instituti Italian i Kulturës
Rr.Budi 74
Nga ora 14.30 deri në ora 16.00
tel: 042 379579/80/81
Vlorë
Universiteti “Ismail Qemali”
Përgjegjës: Frosina Qyrdeti
Cel: 0682007072
21 Gusht 2009