E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish- drejtori i stadiumit “Qemal Stafa” edhe 20 ditë në burg

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka shtyrë edhe me 20 ditë masën për ish-drejtorin e stadiumit Qemal Stafa të akuzuar për korrupsion. Edhe pse i ndualur që në 15 gusht të këtij vit, Gazmend Sallaku është ende në pritje të dënimit.

Mbi ish-kreun e stadiumit Qemal Stafa rëndojnë akuza për korrupsion pasiv. Ai akuzohet se ka marrë rryshfet prej 150 mijë lekësh të rinj, nga biznesmeni që bëri denoncimin në polici. Kjo shumë do të paguhej me qëllim që biznesmeni të merrte me leje shfrytëzimi një ambient prej 80 metrash katrorë tek “Asllan Rusi” në Tiranë.

Gazmend Sallaku është arrestuar nga oficerët e Antikrimit Financiar, në kohën kur sapo kishte firmosur kontratën provizore me biznesmenin P.L., për ambientin që do të merrte me qira, me sipërfaqe 80 metra katrorë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›