E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoria e Burgjeve merr masa

Të burgosurit në zgjedhje,


TIRANË - Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar të gjitha transferimet e të burgosurve dhe të paraburgosurve për një periudhë 40-ditore. Ky vendim është bërë publik nga vetë nëndrejtori i këtij institucioni, Lulzim Kodra, gjatë një aktiviteti në burgun 302 në Tiranë.


Ky vendim vjen për të siguruar të drejtën e votës për rreth 5000 të dënuar dhe të paraburgosur, që të votojnë në vendin ku janë duke kryer dënimin.


Listat e të dënuarve janë dërguar në administratën zgjedhore dhe nëse do të kishte transferime të tyre do t'u mohohej e drejta për të votuar. Që në fillim të muajt maj, në të gjitha burgjet dhe institucionet e paraburgimit ka filluar procesi i pajisjes me karta për këtë kategori.


Zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shprehen se ky proces po shkon drejt mbylljes dhe shumë shpejt njerëzve që u është mohuar liria do t'u jepet letërnjoftimi elektronik.


Sipas të dhënave, deri ditën e djeshme, në të gjithë qendrat e ngritura nëpër burgjet dhe paraburgimet e vendit kanë aplikuar mbi 80 % e personave që janë të dënuar dhe të paraburgosur.


Mbledhja e COWEB-it mes përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së për çështjet e Ballkanit, nuk ka dalë me ndonjë qëndrim


Vizat, BE shtyn diskutimin


TIRANË- Shtyhet diskutimi mbi liberalizimin e vizave. Ndryshe nga sa ishte parashikuar, mbledhja e COWEB-it mes përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së për çështjet e Ballkanit, nuk ka dalë me ndonjë qëndrim mbi vendet e rajonit. Sipas TCH, në këtë takim janë dëgjuar vlerësimet e bëra nga komisioni për përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit nga Maqedonia, Serbia, Mali i zi, Bosnja dhe Shqipëria.


Komisioni Evropian ka shpjeguar se raporti i dytë, pas atij të nëntorit 2008, përmbledh qëndrimet e marra nga delegacionet e KE-së, të vendeve anëtare, të shteteve të interesuara të Ballkanit për këtë proces, por dhe të 15 misioneve vëzhguese të eksperteve të BE-së, të cilët vizituan rajonin gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, duke verifikuar në terren zbatueshmërinë e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.


Nisur nga koha e shkurtër, vetëm një javë pas dorëzimit të raporteve, më 18 maj, vendet anëtare kanë kërkuar edhe një javë kohë më shumë për të paraqitur pozicionin e tyre ndaj Komisionit Europian mbi liberalizimin e vizave me Ballkanin.


Dorëzimi i kësaj pakete të dytë vlerësimesh të komisionit drejtuar këshillit, përfaqëson përfundimin e një faze intensive të aktivitetit. Gjatë muajve të parë të vitit 2009, komisioni organizoi një numër vizitash në terren dhe takimesh me ekspertë të vendeve përkatëse.


Zëvendëspresidenti, Jacques Barrot, i ngarkuar me çështjet e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, tha se "jam shumë i kënaqur nga përpjekjet e bëra nga vendet e rajonit në zbatimin e udhërrëfyesve dhe nga bashkëpunimi i tyre i shkëlqyer në organizimin e misioneve të ekspertëve, si dhe pres me padurim komentet dhe pikëpamjet e shteteve anëtare.


Duke e konsideruar këtë, unë do të prezantoj sa më shpejt në kolegj një propozim për të hequr detyrimin e vizave për shtetasit e vendit/vendeve, të cilat do të kenë arritur objektivat e udhërrëfyesit. Kam besim se liberalizimi i vizave me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është një perspektivë e prekshme."

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›