E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Berisha risjell premtimet mashtruese të 2005-s”

26/05/2009  Meta për programin e PD-së

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim Ilir Meta komentoi dje programin elektoral të PD-së. “Konventa elektorale e Partisë Demokratike nuk ishte gjë tjetër veçse një përsëritje identike e premtimeve mashtruese elektorale të vitit 2005 nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj Sali Berisha. Ndryshimi vetëm këtë herë ishte rritja spekulative e përmasave të këtyre premtimeve, njësoj si interesat e piramidave mashtruese të vitit 1996–1997, të cilat sa më pranë falimentimit vinin, aq më marramendëse i kishin interesat e tyre në rritje”, - u shpreh Meta gjatë fjalës së tij. Po në këtë linjë, Meta shtoi se “Sali Berishës u deshën katër vjet për të kuptuar se 70 % e shqiptarëve kërkojnë më shumë punësim dhe të ardhura më të larta, ashtu sikundër iu deshën katër vjet për të kuptuar se varfëria e shqiptarëve është shtuar dhe se familjet shqiptare nuk mund të jetojnë më me 2 dollarë në ditë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›