KQZ: Vendorët po cenojnë procesin zgjedhor
26/05/2009 Institucioni i zgjedhjeve gjobiti 77 vendorë dhe 3 të tjerë i kallëzoi penalisht
Krerët nuk respektojnë ligjin për listat e zgjedhësve dhe QV-të
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes zëdhënësit të saj për shtyp Leonard Olli ka dhënë dje alarmin se krerët e pushtetit vendor po cenojnë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Gjatë një prononcimi për mediet ai deklaroi dje se mbi 3 njësi vendore dhe disa komuna në të gjithë vendin kanë refuzuar të sjellin listën paraprake të zgjedhësve. Ai tha se kryevendorët e Korçës, Vlorës dhe Elbasanit janë dërguar për kallëzim penal. “Është e papranueshme për të gjithë këta drejtues, që dhe pse kanë kohë të mjaftueshme në dispozicion si dhe një regjistër elektronik të shtetasve, të sjellin vonesa të kësaj natyre. Është një apel i menjëhershëm i KQZ-së, po vënë në rrezik gjithë procesin”, - theksoi Olli. Sipas tij, krerët vendorë janë treguar jokorrektë në zbatimin e ligjit jo vetëm në mossjelljen e listave përfundimtare pranë KQZ-së lidhur me numërtimin dhe numrin e qendrave të votimit, por një pjesë nuk kanë bërë ndarjen e qendrave të votimit, ku figurojnë më shumë se një mijë votues.
Masa administrative
Disa ditë më parë KQZ-ja vendosi sanksionin administrativ në masën 50 000 lekë për 77 kryetarë të njësive të qeverisjes vendore, ndërkohë që tre të tjerë kanë kaluar për kallëzim penal. Një pjesë e konsiderueshme e kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore nuk kanë realizuar detyrimet ligjore të përcaktuara në nenin 49, pika 1, germa “b”, të Kodit Zgjedhor dhe udhëzimin e KQZ-së, detyrime shumë të rëndësishme në procesin e përgatitjes së bazës materiale zgjedhore për çdo zonë zgjedhore dhe qendër votimi.