KQZ-ja do të shpërndajë fondet pas miratimit të listave
26/05/2009 Fushata zgjedhore
Ndonëse na ndajnë vetëm dy ditë nga fillimi i fushës elektorale, partitë politike nuk kanë marrë ende fondet për zhvillimin e saj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili aktualisht po merret me listat shumemërore të subjekteve zgjedhore, nuk ka përpiluar ende një projektvendim, ku të detajojë sasinë e fondeve që secili subjekt do të përfitojë për këto gjendje dhe sipas Kodit të ri Zgjedhor. Sipas Kodit, shuma u jepet partive politike jo më vonë se 5 ditë pas regjistrimit të tyre si subjekt zgjedhor dhe paraqitjes së listës shumemërore për çdo zonë zgjedhore. Deri tani KQZ-ja në respektim të nenit 87 të ligjit për zgjedhjet ka hartuar udhëzimin, ku përcaktohet formula e shpërndarjes së tyre. Në total qeveria ka dhënë për zgjedhjet e 28 qershorit fondit prej 65 milionë lekësh, i cili u miratua me vendim të Kuvendit të Shqipërisë në seancën e 15 majit për shpërndarjen e tyre subjekteve zgjedhore. Sipas Kodit të ri, partitë joparlamentare nuk përfitojnë lekë nga fondi prej 65 milionë. Gjysma e fondit ndahet mes dy partive kryesoren në vend, gjysma tjetër ndahet mes partive parlamentare. Neni 87 përcakton se “50 % e shumës ndahet ndërmjet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që kanë mandate në Kuvend, e përcaktuar kjo sipas vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pararendëse. Shuma shpërndahet mbi bazën e numrit të mandateve të fituara në zgjedhjet për Kuvendin; 50 % e shumës së përgjithshme ndahet midis partive politike të regjistruara si subjekt zgjedhor dhe që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin kanë marrë jo më pak se 2 vende në Kuvend, në raport me votat e marra prej tyre në shkallë kombëtare, sipas vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pararendëse”. Partitë që s’marrin mandate kthejnë fondet, të cilat u rishpërndahen partive politike që kanë marrë vende në Kuvend.