Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik
Institucioni
Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik (DShTD) është person juridik, publik, në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe objekti kryesor i veprimtarisë së saj është plotësimi i kërkesave të përfaqësive të huaja të Trupit Diplomatik të akredituara në Republikën e Shqipërisë. Disa nga detyrat e kësaj drejtorie janë administrimi dhe mirëmbajtja e pasurive, të luajtshme e të paluajtshme, pronë shtetërore, të cilat janë në përdorim për trajtimin e Trupit Diplomatik të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë; administrimi dhe mirëmbajtja e pasurive, të luajtshme e të paluajtshme, pronë e shtetit shqiptar në shtete të tjera, të cilat shërbejnë për ushtrimin e veprimtarisë së përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë.
#