E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e ushqimit, drejt ndarjes nga bujqësia

Për të përmirësuar cilësinë e ushqimit dhe kontrolleve dhe garantimin e artikujve ushqimorë për konsumatorët, priten ndryshime në inspektoratin e sektorit ushqimor. Sipas drejtuesit të bujqësisë dhe ushqimit të Fierit njëherësh kryetari i LSI, Frederik Cuko, sipas një vendimi të Ministrisë së Bujqësisë mbështetur në prioritetet e qeverisë  shqiptare është i pritshëm kalimi në një drejtori më vetë të kontrollit ushqimor dhe inspektoratit të ushqimit në Fier.

Pavarësisht të mirave dhe të metave  të deritanishme, krijimi i një drejtorie më vete për të garantuar cilësinë e ushqimit për konsumatorin është  një plus i madh sidomos për konsumatorin sepse kjo drejtori do të ketë në kontroll të plotë gjithë tregun. Është një vendim i ministrisë së bujqësisë për të krijuar autonominë e saj të kontrollit të plotë për cilësinë dhe granatimin ushqimor duke krijuar një strukturë të posaçme me ligj të posaçëm për të bërë një kontroll sa më të imtë  në të gjithë tregun dhe subjekteve që tregtojnë sende ushqimore për njerëz dhe kafshë të cilat kanë qenë problematike  kohët e fundit. Kontrolli do të jetë i rreptë edhe në ushqimin për bagëtinë pasi shumë nga sëmundjet janë të transmetueshme tek njerëzit, si bruceloza p.sh.ka thënë Coku. Ndërkohë vetëm vitin e kaluar nga inspektoriati ushqimor janë sekuestruar  dhe asgjësuar mbi 4 ton ushqime të skaduar duke thelluar vazhdimisht punën dhe kujdesin që duhet bërë në këtë drejtim  nga ana e strukturave të ngritura për cilësinë ushqimore. Por ngritja e autoritetit të sigurisë ushqimore pritet  që të disiplinojë të gjitha produktet që shiten në treg sidomos në një qytet si Fieri ku më shumë funksionon si vend  shit-blerejesh edhe nga banorët zonave rurale dhe rrethinat.O. Filka  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›