E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtues të PS-së, presion Edi Ramës që të mos shmangë strukturat vendimmarrëse

Tetë drejtues të lartë kërkojnë mbledhjen e kryesisë së partisë, para Kongresit të Jashtëzakonshëm

TIRANE – Anëtarë të kryesisë dhe të sekretariatit të Partisë Socialiste kërkojnë të mos shpërfillen strukturat e partisë, në vendimmarrjen politike, para dhe pas Kongresit të jashtëzakonshëm, deri edhe në zgjedhjen e kreut të ri të kësaj partie. Tetë anëtarë kryesie dhe tri anëtarë ët sekretariatit të PS-ës, kanë kërkuar dje mbajtjen e një mbledhje të këtij forumi pak ditë përpara zhvillimit të Kongresit të Jashtëzakonshëm i cili pritet të diskutojë qëndrimin ndaj zgjedhjeve, por edhe për vazhdimin e kryesisë së PS-së pas ndërprerjes së mandatit të kryetarit aktual Edi Rama.
Nënshkruesit e kërkesës zyrtare si Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Edlira Haxhiymeri, Eva Allushi, Saemira Pino, Andis Harasani dhe Mimoza Hafizi, kërkojnë të zbatohet statusi i Partisë Socialiste i cili i nevojitet një seri çështjes përpara takimit të jashtëzakonshëm të kësaj partie. Takim ky i planifikuar që të zhvillohet të shtunën e kësaj jave.
Si shkak kryesor për mbajtjen e  mbledhjen e kryesisë, firmëtarët përmendin edhe mosmbledhjen e saj për një kohë të gjatë, saktësisht që pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Afrimi i ditëve të kongresist të  pritet të29 gushtit, si dhe faksi që mandati i kryetarit të partisë socialiste me kërkesë të kryesisë së PS e vlerësojnë të nevojshme mbledhjen e kryesisë ku pritet të diskutohet kjo çështje.
Në shkresën e dërguar Kryesisë dhe Sekretarit Ekzekutiv të partisë socialiste përmendet neni 27 i Statusit të kësaj partie.
“Në zbatim të nenit 27 të statutit sipas të cilit, ‘Kryesia e PSSH mblidhet jo më rrallë se një herë në muaj’, në kushtet kur Kryesia e PSSH nuk është mbledhur për një kohë të gjatë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, në prag të Kongresit të Jashtëzakonshëm, si dhe në kushtet kur mandati i kryetarit të PSSH është ndërprerë, e vlerësojmë të nevojshme thirrjen e Kryesisë”, thuhet midis të tjerave në kërkesën e tetëshes së anëtarëve të kryesisë dhe sekretariatit të PS-ës.
Ndër pikat kryesore renditen mbajtja e një kongresi të hapur për median dhe përfshirje në rendin e ditës të propozimeve të Ben Blushit për ndryshimet në statusin e partisë. Sipas nënshkruesve të kësaj kërkese, mbledhja e radhë së kryesisë të partisë socialiste, duhet të diskutojë edhe për zgjedhjet parlamentare, në prag të hapjen e sezonit të ri të Kuvendit, për përfshirjen e rendit të ditës, në statusin e partisë socialiste shqiptare, për përgatitjen dhe administrimin e kongresit, për garantimin e transparencave në zgjidhjen e kongresit si edhe për të diskutuar mbi organizimin e përmbajtjen e procesit të zgjedhjeve për kryetar të Partisë Socialiste. 

Kërkesat e tetëshes për mbledhjen e Kryesisë së PS-ës
1. Thirrjen dhe organizimin e Grupit Parlamentar në prag të hapjes së sesionit të ri të Kuvendit të Shqipërisë
          2. Përfshirjen në rendin e ditës së Kongresit të disa ndryshimeve në Statutin e PSSH
          3. Përgatitjen dhe Administrimin e Kongresit
          4. Garantimin e transparencës gjatë ditës së Kongresit
          5. Diskutime për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të PSSH.

Firmëtarët e kërkesës për mbledhjen e Kryesisë
Arben Malaj                 Anëtar i Kryesisë
Ben Blushi                   Anëtar i Kryesisë
Eva Allushi                  Anëtare e Kryesisë
Mimoza Hafizi              Anëtare e Kryesisë
Saemira Pino               Anëtare e Kryesisë
Andis Harasani     Sekretar për Programin Politik
Edlira Haxhiymeri     Sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta
Kastriot Islami     Sekretar për Cështjet Zgjedhore

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›