E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtues të grupit “Tokushukai” i shprehin Kryeministrit Berisha interesin për të investuar në Shqipëri

Kryeministri Berisha, në vazhdim të vizitës në Tokio, pati sot një mëngjes pune me deputetin Takeshi Tokuda dhe drejtues të grupit “Tokushukai”.  Gjatë këtij takimi, Kryeministri i siguroi biznesmenët japonezë për vullnetin e qeverisë për të lehtësuar çdo praktikë në mënyrë që t’ju mundësojë atyre investimet në Shqipëri.

Grupi “Tokushukai” është një nga grupet më të mëdhenj të shëndetësisë në Japoni me rreth 150 spitale dhe qendra rehabilitimi në gjithë vendin. Ata shprehën synimin për ta përçuar interesin e tyre në Shqipëri dhe për të investuar aty. Ata vlerësuan reformat e qeverisë shqiptare që kanë përmirësuar klimën e biznesit në vend dhe që i japin mundësi investitorëve të huaj ta konsiderojnë Shqipërinë si një nga vendet më tërheqës.

Kryeministri Berisha, pasi i njohu me përmirësimin e legjislacionit të biznesit e veçanërisht me ligjin për partneritetin publik privat, i premtoi se qeveria do të lehtësojë çdo mënyrë investimi që ata do zgjedhin, për të investuar në Shqipëri.           

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›