E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Shqipëria synon të bëhet nyje energjetike në rajon

Kryeministri Berisha në vazhdim të vizitës së tij në Tokio zhvilloi sot intervista me përfaqësuesit e disa të përditshme japoneze si Hokkoku Shimbun, Yomiuri Shimbun dhe Asahi Shimbun.

Gjatë intervistave, Kryeministri Berisha i’u përgjigj interesimit të tyre për zhvillimet në Shqipëri dhe rajon, duke u ndalur veçanërisht në çështjen e Kosovës.

Kryeministri Berisha përsëriti qëndrimin e Shqipërisë për respektimin deri në fund të kufirit nacional me Kosovën. Duke folur për pavarësinë e Kosovës, Kryeministri u shpreh se pavarësia do t’i shërbejë pozitivisht edhe vetë Serbisë duke e shkëputur nga e shkuara e saj koloniale dhe duke e orientuar atë drejt së ardhmes së saj evropiane. Më tej, Kryeministri Berisha theksoi se e ardhjma e të gjithë vendeve të rajonit është integrimi në strukturat euroatlantike.

Kryeministri Berisha i njohu gazetarët me progresin e ekonomisë në Shqipëri dhe funksionimin më së miri të projekteve për taksat elektronike, prokurimet elektronike, One Stop Shop, vendosjen e taksës së sheshtë 10 përqind, reforma këto që e bëjnë Shqipërinë vendin me bazën fiskale nga më të ulëtat në Evropë.

Qereveria, u shpreh Kryeministri, po punon për të krijuar një klimë biznesi sa më të favorshme për investitorët e huaj dhe vendas. Më tej, Kryeministri i njohu gazetarët me potencialet e mëdha që ka Shqipëria në minerale, turizëm, burimet hidrike, etj., që e bëjnë vendin gjithnjë e më tërheqës për investitorët e huaj.

Duke u ndalur në prodhimin e energjisë, Kryeministri Berisha tha për gazetarët se Shqipëria do të shfrytëzojë të gjitha potencialet ujore dhe termike për të prodhuar atë. Shqipëria, u shpreh Kryeministri Berisha synon të bëhet një nyje energjetike në rajon, duke u nisur dhe nga pozita e favorshme gjeografike që ka.  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›