Sllovenia, një tjetër kandidate për miqësore
Drejtuesit e FSHF-së duket se nuk do të kenë vështirësi të gjejnë një miqësore në muajin gusht, pasi deri tani lista e skuadrave që kanë pranuar parimisht të luajnë me Shqipërinë janë tre. Pas Turqisë dhe Kroacisë, përgjigje pozitive ka ardhur edhe nga Sllovenia, skuadër me të cilën kuqezinjtë ishin në grupin eliminator të EURO 2008. Tashmë do të jetë trajneri Han ai që do të vendosë se me cilën prej këtyre kombëtareje do të vazhdojnë bisedimet më të zgjeruara për miqësoren. Por hipoteza e ndeshjes me Slloveninë do t‘i jepte atij mundësinë të krahasonte skuadrën me atë të trajnerit paraardhës, Oto Bariç. Në dy ndeshjet e eliminatoreve ndaj Sllovenisë, kuqezinjtë u ndanë në barazim 0-0.