E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi i ri zgjedhor Milo Duhet proporcional kombetar

Reforma zgjedhore nuk ka vonuar te sjelle reagimin e shpejte te te vegjelve te cilet qe ne krye te heres kane kundeshtuar fort kodin aktual si diskriminues ndaj tyre. Paskal Milo i Demokracise sociale thote se se pari duhet te ndryshoje sistemi zgjedhor, duke dhene variantin se per shqiperine se paku propocionali kombetar do te ishte me i dobishem.

“Është e domosdoshme të korrigjoeht sistemi zgjedhor. Pra Shqipëria nuk ka nevojë të ketë një system zgjedhor si ai që u miratua në vitin 2008, pra një system rajonal proporcional, por ështe e domosdoshme të ketë të paktën një korrektim ‘kombëtar’. Së dyti, Shqipëria përfundimisht duhet t’I largohet ndërtimit të komisioneve te të gjitha niveleve mbi baza bipartizane”- tha Milo.

Kreu i socialdemokrateve gjithashtu shton nje tjeter propozim si Shqiperia te shkeputet njehere e pergjithmone nga manipulimi dhe zvarritja e daljes se rezultatit me muaj te tere sic ndodhi ne Tirane ne kete proces. Votim elektronik garanton sipas Milos nje proces zgjedhor te ngjashem me vendet europiane ku rezultati publikohet brenda pak oresh.

“Për garanci për vullnetin e shqiptarëve të ketë një votim elektronik me qëllim që votat e shërbëtorëve të pushtetit apo dhe të militantëve të partive të mëdha politike të mos ndërhyjnë në kutitë e votimit, të mos vjedhin votat e shqiptarëve”- tha Milo.

Demokracia Sociale nuk është e vetmja parti e vogel e interesuar per ndryshimin e kodit zgjedhor. Pothuaj te gjitha partite e vogla kane kerkuar ndryshimin e te pakten sistemit zgjedhor.

Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e shtunë , 23 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›