Sulm Rames Berisha Kerkoi fitoren me dhune

Kryeministri Sali Berisha në një analizë të zgjedhjeve të 8 Majit para anëtarëve të Këshillit Kombëtar Demokrat, e cilësoi fitoren në Tiranë një rikthim të fuqishëm pas 11 vitesh. Ai shprehu bindjen se çdo procedurë e ndjekur për përcaktimin e kreut të bashkisë së kryeqytetit ishte ligjore dhe se Edi Rama kërkoi të fitonte me dhunë.
“Zoti Rama kërkoi me dhunë dhe terror, me fallanga të mafies, me kërcënime primitive ndaj drejtuesve të institucioneve të pavarura që të arrestohet ky apo ai, me mesazhe të Hakmarrjes për Drejtësi ndaj tyre. Me çdo kusht u impononte shqiptarëve një rezultat paraprak për rezultat përfundimtar, por kjo nuk ka ndodhur, nuk ndodh dhe nuk do të ndodhë kurrë për sa kjo forcë politike do t’i besojë lirisë dhe votës së lirë”- tha Berisha.
Edi Rama ndjehet mirë kur bllokon dhe jo kur voton tha kreu i demokratëve megjithatë ai tha se thirrjet për dialog ndaj opozitës do të vijojnë.
“Ftesën e zotit Patozi e refuzuan. Ftesa të tjera do bëhen, përpjeke të tjera do bëhen, por u garantoj qytetarëve shqiptarë se asgjë nuk do të mund të mbizotërojë mbi ligjin dhe Kushtetutën e këtij vendi”- tha Berisha.
Ndërkohë kreu i qeverisë e cilësoi pozitiv rezultatin e “aleancës për qytetarin” në votimet e 8 majit, dhë për këtë shkak Partia Demokratike tha ai do të zgjerojë koalicionin për zgjedhjet e 2013.
“Aleatët në analizë elektorale, kushdo që ta marrë, kanë performuar në mënyrë të shkëlqyer. Kjo përbën një bazë, një detyrim për konsolidimin e mëtejshëm të kësaj aleance, zgjerimin e saj dhe ecjen me vendosmëri drejt zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013”- tha Berisha.
Kreu demokrat theksoi se maxhoranca mbetet e angazhuar për të realizuar projektin e saj Shqipëria vend i zhvilluar dhe me realizimin e reformave të rëndësishme për integrimin në Bashkimin Europian.
Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 23 korrik 2011 )