Sequi- Topi Bashkepunoni Integrimi ne rrezik

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi paralajmëron se përspektiva europiane e shqiptarëve do të jetë e largët nëse palët politike nuk bashkëpunojnë për reformat. Këtë qendrim ai ia ka përcjellë kreut të shtetit Bamir Topi në nëj takim mes tyre paraditen e së shtunës. Presidenti Topi dhe ambasadori Sequi diskutuan për situatën politike në Tiranë, për kapërcimin e ngërçit politik dhe domosdoshmërinë e realizimit të reformave të rëndësishme për integrimin evropian të Shqipërisë.
“Shqipëria nuk i ka plotësuar 12 përparësitë e kërkuara nga Evropa e Bashkuar, prandaj është shumë e rëndësishme që si mazhoranca ashtu edhe opozita të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim, përndryshe perspektiva evropiane e vendit tonë rrezikon të mbetet ende larg aspiratave dhe interesave madhore të popullit shqiptar”.
Kështu është shprehur ambasadori Sequi duke theksuar më tej se Bashkimi Evropian dhe institucionet e saj mbeten të gatshme jo vetëm të japin ndihmesën dhe përkrahjen e tyre në drejtim të kryerjes së reformave të nevojshme dhe gjetjes së vullnetit të munguar, por edhe t’i ripërsërisin me forcë kritikat dhe vërejtjet e tyre, me synim që klasa politike shqiptare t’i rikthehet përparësisë së axhendës integruese evropiane.
Presidenti Topi, pasi vlerësoi deklaratat më të fundit të përfaqësuesit diplomatik të Brukselit në Tiranë, theksoi se “në këtë situatë të stërzgjatur ngërçi politik, është e domosdoshme ulja e tensionit politik dhe nisja e menjëhershme e dialogut politik institucional mes palëve dhe gjetja e vullnetit të sinqertë për kryerjen e reformave shumë të rëndësishme si ajo zgjedhore, në sistemin e drejtësisë, etj, që do të mundësonin vazhdimin e rrugëtimit integrues evropian të vendit dhe do të shërbenin si provë pjekurie e klasës politike shqiptare para bashkësisë ndërkombëtare”.
Pas mbylljes së zgjedhjeve në Tiranë, zyrtarët e Brukselit dhe jo vetëm kanë bërë thirrje politikës shqiptare maxhorancës dhe opozitës që të nisin dialogun mes tyre, për reformimin e ligjit të zgjedhjeve, por edhe të reformave të tjera të rëndësishme kusht për integrimin e vendit që kanë mbetur pezull për shkak të ngërcit politik që pasoi zgjedhjet parlamentare të 2009.
Taulanta Boja