Shperthim me eksploziv ne Vlore. Plagoset rende nje 40- vjecar
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm duke lënë të plagosur rëndë një shtetas rreth të 40-tave, identiteti i të cilit nuk dihet pasi kishte shumë pak kohë që jetente i vetëm në banesën e marrë me qera. Edhe dëmet materiale kanë qenë të mëdha dhe fillimisht u mendua se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombul gazi, por ekspertiza e grupit hetimor vërtetoi praninë e eksplozivit në banesë në zonën e bllokut të ri të pallateve.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Vlorës dhe sipas bluzave të bardha gjendja i tij është e rëndë si pasojë e dëmtimeve të marra nga shpërthimi gjë që bën të vështirë edhe identifikimin e tij.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Vlorës dhe sipas bluzave të bardha gjendja i tij është e rëndë si pasojë e dëmtimeve të marra nga shpërthimi gjë që bën të vështirë edhe identifikimin e tij.