Drejtuesit lokalë raportojnë për zgjedhjet
Sekretarët e këshillave të rretheve dhe ato të qarqeve kanë raportuar dje në selinë rozë rreth zgjedhjeve që u zhvilluan në të gjitha organizatat socialiste. Ata kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e këtij procesi i cili nisi menjëherë pas mbledhjes së kaluar të Asamblesë Kombëtare dhe përfundoi në 25 dhjetor. Gjatë këtij procesi statusor, të gjitha organizatat socialiste zhvilluan dhe analizat e tyre për rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, sido që është paraqitur, fitues apo humbës sipas qendrave të votimit. Gjithashtu dje drejtuesit lokalë socialistë kanë marrë dhe kartolinën e vitit të ri që zyra e kryetarit socialist ia drejton kryetarëve të organizatave socialiste por dhe asambleve të qarqeve. Pas procesit të zgjedhjeve në organizatat socialiste, do të vijojë ai i konstituivit të asambleve lokale, ku në shumë raste do të ketë riformatime, për shkak të zgjedhjes së kryetarëve të rinj të organizatave.