E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallati, gjykata rrëzon kunatin e deputetit

 Armand BajramiGjykata e Tiranës rrëzoi dje padinë e Ilir Matës, pronarit të pallatit 12-katesh në qendër të Tiranës, njëherësh kunati i deputetit të Partisë Socialiste Dashamir Peza. Me vendimin e saj, Gjykata e Tiranës është shprehur dje se rrëzon kërkesën e Matës për pezullimin e prishjes së godinës nga ana e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Sipas togave të zeza që shqyrtuan kërkesën, gjyqtarja Arjana Caco, kërkesa nuk ishte e bazuar në ligj. Inspektorati Ndërtimor nisi prishjen e godinës në pronësi të Matës në 7 nëntor 2009. Një ditë më pas, prishja u “frenua” për shkak të depozitimit të një kërkesë nga ana e Ilir Matës në Gjykatë, ku kërkonte pezullimin e menjëhershëm dhe të pandërprerë  vendimit të Inspektoratit të Ndërtimit për shembjen e pallatit. Aksioni për prishjen e objektit u shoqërua me debate të ashpra politike, për shkak se Mata është kunati i deputetit të Partisë Socialiste Dashamir Peza. VENDIMIVendimi me të cilin Inspektorati Ndërtimor doli fitues në betejën e parë gjyqësore për prishjen e godinës 12-katëshe pranë qendrës së Tiranës, u shpall paraditen e djeshme në gjykatën e kryeqytetit. Ashtu siç ishte pohuar një seancë më parë, vendimi i gjyqtares Arjana Caco, u lexua i arsyetuar përpara palëve. Sipas gjykatës kërkesa u rrëzua pasi gjykata ndodhej para një konflikti administrativ. Referuar vendimit, mësohet se sigurimi i padisë (për të ndaluar aksionin për prishjen e pallatit deri sa të shprehet gjykata me vendim) mund të kërkohet edhe përpara ngritjes së padisë. Ndërsa Mata, administrator i shoqërisë “T.T.A.-ALBA-LAM” i ka kërkuar në të njëjtin objekt, edhe sigurimin e padisë, edhe vetë padinë. “Gjykata arsyeton se kërkuesi nuk e ka respektuar këtë dispozitë, pasi e ka paraqitur kërkesë padinë për zgjidhjen në themel të çështjes, duke kërkuar dhe në këtë kërkesë padi marrjen e masës së sigurimit të padisë, megjithëse objektin e kërkesës së tij ka theksuar se do të paraqesë kërkesë padinë brenda afatit 15 ditor pas dhënies së vendimit të marrjes së masës së sigurimit të objektit të kërkesës së padisë”, thuhej në arsyetimin e vendimit. Gjithashtu në arsyetim pohohet se gjykata nuk mund të korrigjojë bazën ligjore të kërkesës, kërkesë që ishte shtruar nga pala paditëse gjatë shqyrtimit të padisë. “Përcaktimi i bazës juridike të padisë bëhet nga vetë paditësi që me paraqitjen e padisë dhe është në disponim të plotë të tij ta ndryshojë atë deri në përfundim të hetimit gjyqësor, duke i bërë kërkesë gjykatës në një formë të përshtatshme procedurale”, citohet në arsyetimin e vendimit.Pronari i pallatit përsërit padinë ndaj InspektoratitTIRANE – Kunati i deputetit socialist Dashamir Peza ka paditur dje përsëri në Gjykatë vendimin e Inspektoratit të Lartë të Ndërtimit për shembjen e pallatit 12-katësh në qendër të Tiranës. vetëm pak orë pasi gjykata e kryeqytetit kishte rrëzuar padinë e tij të parë, pronari i pallatit, administrator i kompanisë ndërtuese T.T.A-ALBA-LAM.sh.p.k, ka paraqitur dje një padi të dytë me objekt të njëjtë, pezullimin e menjëhershëm të vendimit të Inspektoratit të ndërtimit që urdhëron shembjen e pallatit 12-katësh. Në padinë e dytë, administratori i kompanisë ka modifikuar bazën ligjore duke kërkuar shfuqizimin e urdhrit administrativ të Inspektoratit të Ndërtimit për shkak se në rast shembje të pallatit, kompanisë private i shkaktohen miliona euro dëm nga dalja jashtë funksioni e ndërtesës mbi tokë si dhe e dy kateve nëntokësore. Në padinë e bërë nga kompania, thuhet se fare pranë pallatit ndodhen edhe dy godina të tjera banimi të cilat rrezikohen seriozisht në rast se pallati 120-katesh shembet nga policia ndërtimore. Në padi kompania përmend edhe lejet dhe vendimet mbi të cilat është bazuar në ngritjen e pallatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›