E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dialog, jo për interesa kryetarësh”

 Kryetari i PSV91 Petro Koçi kërkoi dje gjatë një prononcimi për mediat dialog politik mes palëve në vitin e ri që po afron. "Dialogu nuk do të thotë tradhti, bile as patjetër marrëveshje, por dëshmi e një kulture evropiane në procesin politik. Do të uroja që Viti i Ri ta bëjë të mundur komunikimin civil mes politikanëve kundërshtarë, përfshirë dhe atë mes Ramës e Berishës. Të mos komunikojnë më fshehurazi si në 2008-ën në monopolizimin e Kushtetutës dhe Kodit Elektoral, por hapur, në transparencë të plotë ndaj qytetarëve dhe aktorëve politikë", u shpreh Koçi. Sipas tij, dialogu duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe jo një takim për interesa personale liderësh. "Dialogu dhe komunikimi transparent mund të çojnë në marrëveshje të mbara e jo të prapa si ato të 2008-ës. Prandaj nuk e konsideroj tradhti një takim të hapur Rama-Berisha", u shpreh Koçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›