Drejtuesit lokalë të PS-së, në Shkodër, Korçë, Durrës e Vlorë, kundër kapriçove të kryesocialistit

Në bazën socialiste, shtohen zërat kundër protestës-hajgare të Edvinit
Zërave në selinë qendrore të PS-së në Tiranë, kundër protestave të paralajmëruara nga Edi Rama, i janë bashkuar edhe drejtues dhe anëtarë të bazës socialiste.
Drejtues ët degëve të kësaj partie në Shkodër, Korçë, Durrës, Vlorë, etj., kanë bërë të ditur se janë kundër protestës së paralajmëruar për në datën 10 tetor.
Sipas drejtuesve të degëve të PS-së në rreth, kjo protestë nuk ka ndonjë kauz të mundshme, për zhvillimin e saj.
Jo vetëm kaq, por duke ironizuar me pretendimet e Edi Ramës për rinumërimin e votave, drejtuesi lokalë të PS-së, bëjnë të ditur se asnjë anëtar socialist i komisioneve të numërimit të votave, nuk kanë konstatuar parregullsi në numërim dhe për më tepër, për aq kohë sa nuk ka ndonjë ankimim të mundshëm nga këta komisionerë, nuk ka se si të aludohet për parregullsi në numërimin e votave.
Drejtuesit lokalë të PS-së, në Shkodër, Korçë, Durrës, Vlorë, janë disa zëra më shumë që i shtohen kundërshtimit të kapriçiove të Edi Ramës, për njollosjen e procesit zgjedhor, vetëm e vetëm për të motivuar moslargimin e tij me cilësinë e humbësit të zgjedhjeve, nga drejtimi i PS-së.
Dy ditë më parë, pas paralajmërimit të protestës nga Edi Rama, kundër kësaj ideje u shprehën edhe Erjon Braçe e Pandeli Majko, etj. Erjon Braçe, duke shprehur kundërshtinë e tij, mësohet se i ka kujtuar Edi Ramës, protestat për Gërdecin, apo vdekjen e Kosta Trebickës, që ishin më tepër se qesharake, jo aq për pjesëmarrjen e ulët, se sa për “kapitalet” politike, që kurrë nuk u fituan nga PS-ja.
Zërat kundër protestave, mësohet se i është shtuar edhe Pandeli Majko, i cili mësohet se nuk e ka mbështetur Edi Ramën në idenë e tij më të fundit, për protesta në rrugë, për rinumërimin e votave.
Duke i shtuar këtyre kundërshtarëve më të rinj, edhe grupin e Ben Blushit, të vetmit mbështetës, kryetarit të PS-së, i kanë mbetur tashmë deputetët-biznesmenë, të cilët mësohet se kanë sponsorizuar transportin nga rrethet të anëtarëve e simpatizantëve të PS-së, ditën e protestës, drejt Tiranës.
Të shtunën tjetër, më 10 tetor, Edi Rama ka thirrur njerëzit në shesh, duke u distancuar njëherë e mirë nga Evropa, nga Perëndimi, nga vlerat e oksidentalizmit dhe duke ringjallur edhe njëherë në politikën shqiptare, tentativat e protestave dhe të lëvizjeve antiperëndimore, të cilat synojnë ta shkëpusin edhe njëherë vendin nga kursi i Perëndimit. Këtë karikaturizim të politikës, Rama po e shpik për të sekuestruar të majtën e për ta hipotekuar atë për brezin e dytë të nomenklaturës komuniste. Për këtë marshim, Edvinit nuk i duhen partiakët e vjetër, nuk i duhen as politikanët e karrierës, i duhen veç bijtë e nomenklaturës dhe milionerët që do t’i duhen për ndërtesën e ardhshme.
...