Kryeministri pret në takim, përfaqësues diplomatikë në Tiranë,

Kryeministri Sali Berisha ka marrë një sërë urimesh për rikonfirmimin në krye të qeverisë shqiptare. Kryeministrit Berisha i shprehën dje urimet e tyre për rizgjedhjen e tij në këtë detyrë edhe ambasadorja e Sirisë, rezidente në Athinë (Greqi), Houda Al Houmsi, ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Wang Jungling, me të cilët kryeministri Berisha zhvilloi takime të veçanta.
Ambasadorja e Sirisë, Houda Al Houmsi i shprehu Kryeministrit Berisha urimet për rizgjedhjen, si dhe për fillimin e punës së qeverisë së re. Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, të cilat, theksuan ata, janë marrëdhënie tradicionalisht të mira.
Ambasadori kinez Wang Jungling, pasi e uroi Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë detyrë, u shpreh se “gjatë viteve që ju keni qenë në lidership, marrëdhëniet midis dy vendeve kanë njohur një nivel shumë të lartë në fushën politike dhe ekonomike, ka pasur një intensifikim të vizitave të nivelit të lartë”.
Ambasadori Wang Junling shprehu bindjen se qeveria shqiptare gjatë mandatit të ri, nën drejtimin e Kryeministrit Berisha do të ketë një rritje të mëtejshme në të gjitha fushat. Kina, tha ambasadori Wang Jungling, i kushton një rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria do të ketë stabilitet, zhvillim të mëtejshëm ekonomik dhe prosperitet.
...