E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton 15 nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në Komunën Otllak, në Komunën Fierzë, në Fushë-Arrëz, në bashkinë e Klosit dhe në njësinë bashkiake nr. 10 në Tiranë. Presidenti Topi ka dekretuar datën 15 nëntor si datën për zgjedhje të pjesshme për kryetar komunash dhe bashkish të mbetura vakant pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në të cilat drejtuesit e këtyre vendeve u bënë deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Dekreti është në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj”dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›