Istrefi largohet nga Ljungskile

Ljungskile SK ka vendosur të mos e vazhdojë huazimin e Gzim Istrefit edhe për një sezon. Sipas medieve suedeze, futbollisti kosovare duhet ta gjejë ndonjë opsion tjetër. Momentalisht, ai është rikthyer në GAIS, ekip i cili e mban kartonin e tij, por që pritet të largohet sërish nga kjo skuadër.
“Ka luajtur një kohë për ne dhe është lënduar për një kohë. Nuk kemi arritur të marrim nga ai atë që kemi pritur”, ka thënë drejtori sportiv i Ljungskiles, Lennart Göransson për të përditshmen Bohusläningen.
20 vjeçari ishte huazuar këtë sezon në ekipin nga liga e dytë suedeze, por nga gjashtë paraqitjet, nuk arriti ta shënojë asnjë gol. Në të kaluarën, ai ishte pjesë e ekipit Carlstad United, para se të transferohej në GAIS.