E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drenica barazon edhe me Prishtinën

As në xhiron e pesëmbëdhjetë Drenica nuk ka arritur ta gjejë rrugën deri te fitorja e dytë në këtë sezon. Kuqezinjtë i kanë ndarë pikët me liderin e Superligës, Prishtinën në takimin i cili përfundoi pa gola 0:0.

Kuqezinjtë kanë dominuar në këtë përballje, por assesi nuk kanë arritur ta dërgojnë topin në rrjetën e portierit Kushtrim Mushica. Në pjesën e parë raste për shënim pati Kushtrim Lushtaku e Sami Geci por tentimet e tyre ishin të pa suksesshme.

Edhe në pjesë e dytë Drenica pati iniciativën në fushë derisa rastin më të mirë për të realizuar gol e pati Betat Hyseni në minutën e 65’të por goditjen e tij nga afërsia e ndali Mushica.

Ndërsa dhjetë minuta pa përfunduar takimi Prishtina e kishte rastin më të mirë në ndeshje që të kaloj në epërsi kur Argjend Malaj nga afërsia nuk arrit ta dërgoj topin në rrjetë.

Pas këtij barazimi, lideri Prishtina ka tubuar 30 pikë, tre më shumë sesa Trepça ’89 e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse Drenica, e cila regjistroi barazimin e dhjetë, tani ka 13’të pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›