E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp refuzon Skocinë

Harry Redknapp ka thënë për BBC Scotland se nuk është i interesuar për postin e selektorit të Socisë.

65 vjeçari është aktualisht i lirë pas largimit nga Tottenham Hotspur gjatë verës. Dhe, i pyetur nëse do ti pëlqente të drejtonte Skocinë, strategu anglez tha: “Jo, nuk ma merr mendja”. Redknapp përkrahu ish asistentin e tij nga Tottenham, Joe Jordan për pasardhës të Craig Levein, i cili u shkarkua të hënën.

“Joe, do të ishte personi ideal për detyrë”, u shpreh Redknapp i cili për kandidat tjetër përmendi edhe Gordon Strachanin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›