E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi dhe Trepça ndajnë pikët

Ndeshja ndërmjet Hysit dhe Trepçës, e zhvilluar në kuadër të xhiros së pesëmbëdhjetë të Superligë së Kosovës, ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.

Skuadra vendase ka pasur një iniciativë të lehtë në fushë por as kjo nuk i ka ndihmuar që të shënoj golin e fitores. Në minutën e 31’të Egzon Zeqiri me një goditje të fortë tentoi ti kaloj bardh e zinjtë në epërsi por nuk ia arriti qëllimit.

Vetëm dy minuta më vonë edhe Shpëtim Babaj me një gjuajte të fortë rrezikoi portën e vendasve por portieri Armend Blakqori priti goditjen.

Edhe në pjesë e dytë skuadra e Hysni Maxhunit u mundua ta gjej rrugën deri te goli i epërsisë por nuk ia doli. Kurse Trepça ka mundur shumë lehtë marr tre pik nga kjo [përballje sikur Enis Zabërgja ta kishte shfrytëzuar rastin e qind për qind që e pati në minutën e 60’të kur doli ballë për ballë me portierin Beqiri.

Me këtë barazim Hysi ka tubuar 21 pikë derisa është ngjitur në vendin e pestë në tabelë. Kurse Trepça tani gjendet në pozitën e tretë në kuotën e 24 pikëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›