Juventus përcjell Sanchezin

Juventus ka ringjallur interesimin për sulmuesin e Barcelonës, Alexis Sanchez, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca. Gjiganti torinez ishte në mesin e klubeve të interesuara për yllin kilian para transferimit të tij në Nou Camp në verën e vitit të kaluar.
Mirëpo, paraqitjet jo edhe aq të mira të Sanchezit si dhe mungesa e paraqitjeve të vazhdueshme në skuadrën e Tito Vilanovës kanë shtuar shpresën e Bianconerëve për angazhimin e tij.
Juventus ka bërë të ditur se ka për synim transferimin e një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të janarit.