E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego nuk kthehet te Atletico

Mesfushori i Wolfsburgut, Diego ka mohuar kontaktet me Atletico Madridin rreth mundësisë së rikthimit të tij në Vincente Calderon.

Plejmejkeri brazilian kaloi një periudhë të suksesshme me Los Colcheneros në stinorin e kaluar dhe luajti rol të rëndësishëm në triumfin e skuadrës në Europa League.Trajneri i Atleticos, Diego Simeone ka pranuar se do të dëshironte që Diego të rikthehej në Madrid. Por, futbollisti ka theksuar se është i lumtur në Wolfsburg.

“E konfirmoj se nuk kam pasur asnjë kontakt me Atleticon. Ndihem mirë në Wolfsburg dhe shpresoj të kaloj një stinor të mirë këtu”, deklaroi Diego për Kicker.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›