E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drenica turpëron kampionin

Drenica e ka befasuar kampionin aktual të Kosovës, Hysin, duke e mposhtur me rezultat bindës 3:0. Fitoren e parë kuqezinjve ua solli Taulant Dajakut me dy gola dhe një tjetër nga Drilon Dobra. Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 18:40

Drenica e ka shënuar fitoren e parë në stinorin e ri. Pavarësisht disa mungesave, kuqezinjtë të shtunën kanë pasur një paraqitje të shkëlqyeshme, duke ia dalë ta mposhtin kampionin aktual të Kosovës, Hysin, me rezultat të thellë, 3:0 – në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Drenicasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 32-të me golin që e shënoi Drilon Dobra. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, derisa goditjen e dytë Hysit ia dha Taulant Dajaku, i cili në minutën e 58-të shënoi gol nga një distancë e largët për rezultat 2:0.

Ndërsa, në minutën e 65-të, Dajaku shënoi sërish nga penaltia për rezultat përfundimtar 3:0. Kjo ishte humbja e dytë e kampionit në e kampionit në këtë stinor dhe mbetet në kuotën e gjashtë pikëve. Kurse, me këto tri pikë të reja, Drenica është ngjitur në kuotën e pesë pikëve.

Liria – Lepenci 2:0

Më në fund Liria është këndellur. Prizrenasit të shtunën e kanë shënuar fitoren e parë në edicionin e ri, pasi e kanë mposhtur Lepencin me rezultat 2:0. Bardhezinjtë kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 18-të me golin që e ka realizuar Vedat Muriqi.

Ndërsa, rezultatin përfundimtar 2:0 në favor të Lirisë e vuri goli i bukur të cilin e shënoi Alban Guci në minutën e 72-të të takimit. Për Lepencin kjo ishte humbja e dytë rresht pas një starti të mirë që pati në këtë stinori si anëtar i ri i Superligës.

KEK-u – Besa 1:1

Besa assesi nuk po e gjen vetën në këtë sezon. Pejanët nuk kanë mundur të shënojnë fitore në Kastriot ndaj KEK-ut, pasi takimi mes tyre ka përfunduar baras, 1:1.

Në fakt, portieri Ilir Avdyli ishte hero i KEK-ut, pasi intervenimet e tij bënë që ‘Elektricistët’ të shpëtojnë pa pësuar gol. Besa në minutën e 5-të ka mundur të kalojë në avantazh, por portieri Avdyli e priti gjuajtjen nga penaltia të Egzon Gashit. Ky i fundit e përmirësoi gabimin e tij në minutën e 10-të, kur realizoi gol për 0:1.

Mirëpo, Bërbatovci shënoi gol për KEK-un nga penaltia në minutën e 37-të për rezultat 1:1. Besa rastin ideal për t’i fituar pikët e plota e humbi në minutën e 84-të, kur gjuajtjen e Florent Papuqit nga penaltia e ndali portieri Avdyli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›