E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drenthe drejt Galatasarayt

Mesfushori i Real Madridit, Royston Drenthe është gati për tu bashkuar me gjigandin turk Galatasaray.

Sipas AS, është vetëm çështje orësh dhe holandezi do të niset drejt Stambollit. Siç duket edhe vetë skuadra e tij Real Madridi është pajtuar që lojtari të ikë në Turqi si transfer i lire.

Në edicionin e kaluar Drenthe ishte i huazuar tek ekipi spanjoll Hercules, por edhe aty kaloi një edicion zhgënjyes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›