Zyrtare: Santon kalon te Newcastle

Newcastle United ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Interit, Davide Santon për një shumë prej rreth 5 milionë paund.
“Ne jemi të kënaqur që e kemi transferuar Santonin në Newcastle. Ai është mbrojtës kualitativ i cili është në gjendje t`i japë fleksibilitet mbrojtjes”.
“Davide është djalosh i ri dhe transferim i madh për ne, jam i sigurtë se ai do të adaptohet shpejt”, theksoi menaxheri i Newcastle, Alan Pardew.