E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjaer huazohet te Roma

Roma ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit të Wolfsburgut, Simon Kjaer, në formë huazimi njëvjeçar- njofton Sky Sport 24.

Roma thuhet të kenë shpenzuar tre milionë euro për këtë huazim, ndërsa e kanë edhe mundësinë e blerjes së tij në fund të sezonit nëse paguajnë edhe shtatë milionë euro të tjera.

Danezi iu bashkua Wolfsburgut nga Palermo në vitin 2010, ndërsa nuk u ka lënë përshtypje drejtuesve të klubit gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›