E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët turq: Lamtumirë Lugano

Diego Lugano tashmë është anëtar i ri i skuadrës franceze PSG. Pas 6 sezonesh të kaluara në Turqi tek skuadra e Fenerbahces, Lugano u largua ndërsa si arsye e largimit të kapitenit të Fehnerit, sigurisht është edhe përfshirja e klubit turk në aferat korruptive të manipulimit të rezultateve.

Por ajo çfarë është e rëndësishme për Luganon, është respekti dhe dashuria e tifozëve të skuadrës që i la pas 6 viteve. Me tu bërë gati për aterimin në Paris, rreth 200 tifoz të skuadrës turke kishin dal për ti dhënë "lamtumirën" legjendës së klubit.  Në aeroportin Ataturk, dëgjohej vetëm një emër: Diego Lugano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›