E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drenthe i ofrohet Fiorentinës

Sipas gazetës "La Nazione", Reali i Madridit i ka ofruar Fiorentinës mesfushorin holandez të krahut, Royston Drenthe, i cili është kërkuar për shumë kohë nga klubi italian gjatë merkatos së verës. Duket se përgjigjja e drejtorit sportiv të vjolëve, Pantaleo Korvino, nuk ka qenë dhe aq pozitive, edhe pse një blerje e mundshme e ish-lojtarit të Fejenordit mund të merret në konsideratë në ndonjë moment të caktuar, nëse do të duhet të ketë një ofertë të kënaqshme. Megjithatë, tashmë është e kuptueshme se Drenthe është një lojtar i tepërt në skuadrën e Pelegrinit, pasi holandezi ka dalë jashtë planeve të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›