E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lula: Në Botëror do të merrja Ronaldon

Edicioni i djeshëm i "Gazzetta dello Sport" ka bërë të njohura disa deklarata të Presidentit të Brazilit, Luiz Inacio Lula Da Silva: "Ronaldo e Adriano janë dy kampionë të mëdhenj, të cilët mund të bëjnë diferencën. Nëse do të duhej të zgjidhja, në Botërorin e Afrikës së Jugut do të merrja Ronaldon. Para dëmtimit të fundit të Ronaldos, edhe pse jashtë forme, po bënte gjëra të bukura. Mjafton të shikosh golat, që ka shënuar kundër Santosit: driblime të shpejta dhe gjuajtje të jashtëzakonshme, duke mos i lënë portierit as mundësinë për të vepruar. Kur të jetë në formë të plotë do t‘ju kallë datën kundërshtarëve tanë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›