Mrekullia shpëton Argjentinën në fund
Diego Maradona nuk ka qenë kurrë kaq i lumtur në jetë e tij. Tri, katër, pesë herë vrapon dhe shtrihet barkazi si një aeroplan në tokën "e përmbytur" nga shiu i rrëmbyeshëm. Larg pankinës së tij, te flamuri i këndit, Martin Palermo ishte thuajse i zhveshur dhe qante vazhdimisht, pasi kjo është pika më e lartë e karrierës së tij. Një Peru në hije e mori veten në minutën e 90 (Barazoi me Renjifo). Argjentina ishte e mbaruar, e varrosur, "e likuiduar nëse përdorim termin e Maradonës. Skuadra e tij ishte praktikisht jashtë Botërorit për të parën herë nga 1970, një falimentim pas rezultateve të pabesueshme. Kur gjyqtari bolivian, Ortube, fërshëllen rifillimin e lojës, gjyqtari i katërt njofton vetëm 2 minuta shtesë. Shumë pak. Gjithçka ka mbaruar.
Fundi i botës — Është fundi i botës në një stadium të njohur, në një natë plot shi. Por... Martin Palermo duhet të demonstrojë se si është në vërtetë fundi i botës. Ndërsa Maradona duket i tronditur nga 1-1, "Selesion" hidhet përpara pa një kriter preciz, nëse jo atë të dërgimit të gjithë shtatlartëve në zonë dhe vendosjes së të tjerëve në vijën e 16-shes. Askush nuk e vret trurin nëse Peru mund të kundërsulmojë. Marrin një korne, kronometri mbyll minutën 91‘: mungojnë 60 sekonda, njerëzit e lagur nga shiu asistojnë si në një ëndërr, kur një korne nga e djathta, shndërrohet në një kundërkros nga e majta dhe, gjithnjë për mrekulli kalon mes shumë këmbëve, arrin te shtylla e dytë, ku është Palermo. Prekja është e thjeshtë, një sentencë e shkruar, që duhet t‘u mbijetojë vetëm dyshimeve për jashtëlojë. Prekja është e thjeshtë dhe momenti është solemn, siç do të shpjegojë Maradona: "‘Barba‘ (që është Zoti) në një pikë u kujtua të hedhë sytë nga ‘Monumental‘, dhe kur ka parë se Peruja barazoi, vendosi të mos lejonte realizimin e një padrejtësie. Ata nuk kishin bërë asgjë për të merituar barazimin...". Nuk është e vërtetë, sepse nga avantazhi i Higuain (48‘) Argjentina ishte shuar progresivisht në fushë, ata u lëshuar në fillim metra, e më pas raste të pastra (të paktën tre) peruanëve për të barazuar. Nuk është e vërtetë, por ndjenja, se 2-1 i Palermos përmban një element mbinatyral u provua prej të gjithë të pranishmëve në "Monumental".
Shën Palermo — Përqafimi i gjatë që trajneri i ka dedikuar në fund të ndeshjes ishte një lloj falënderimi, që i shpëtoi "jetën". "Ishte një mrekulli e Shën Palermos", përsëriste në mënyrë gati automatike. Është e paevitueshme, që një mbyllje kaq intensive, nuk e zbeh atë që u zhvillua në fushë, pas himnit të Argjentinës të kënduar nga artistja e madhe, Mercedes Sosa. Mbi të gjitha shanset e Higuain në pjesën e parë (ndihmesa e madhe e Di Maria nga e majta te kontributi mediokër i Mesit, që me Argjentinën nuk e gjen dot veten). Avantazhi erdhi pas një asisti të Aimar, në fillim të pjesës së dytë, ishte një çlirim, por me vazhdimin e minutave Argjentina nisi të shuhet, duke nxjerrë në pah një defekt të frikshëm të personalitetit, që zhdukej me kalimin e minutave. Edhe pse Maradona bëri disa ndryshime të vonuara, cikloni Vargas trondiste traversën nga 40 metri. Romero bënte dy pritje të mrekullueshme, që mbanin larg Perunë në një mënyrë gati diabolike. Fundi është një mrekulli më vete. "Falë Palermos tani kemi rilindur sërish, dhe do të shkojmë krenarë për t‘u përballur me Uruguain. Shikojmë përpara, është e vërtetë që kemi shumë gjëra për të korrigjuar, pranon Maradona në fund, që sqaron se para se të hidhte në fushë Palermon, i kishte dhënë këto fjalë: "Shko dhe zgjidhe këtë ndeshje, ashtu siç me bërë edhe herë të tjera". Ai pyeti, "po si ta bëj?". Përgjigjja e Maradonës: Luaj i avancuar dhe shëno!". Në lidhje me Mesin, trajneri thekson: "Presionin në këtë ndeshje ishte shumë i madh, as unë nuk do të kisha mundur të luaja". Pjesa tjetër janë llogari: Kili kualifikohet duke eliminuar Kolumbinë, Paraguai bën detyrën e tij, duke nxjerrë jashtë loje Venezuelën, Ekuadori ka humbur ndeshjen e jetës, duke u mundur në shtëpi nga Uruguai në minutën e 91‘ (penallti e Forlan). Por si kanë shkuar gjërat, nëse të mërkurën në Montevideo Argjentina nuk humbet, kalon direkt e katërta; në të kundërt nëse fiton Uruguai, Selesion duhet të urojë, që Ekuadori të mos fitojë në Kili për t‘u renditur e pesta dhe për të shkuar në ndeshjen "play-off".