E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas nuk do të jetë ndaj Bosnjës

Çesk Fabregas do të jetë i detyruar të mungojë në ndeshje mes Bosnjës-Hercegovinës dhe Spanjës, të programuar për të mërkurën dhe që do të jetë e fundit për eliminatoret e Botërorit. Kjo do të ndodhë për motive të rënda familjare. Lajmin e ka komunikuar dje federata spanjolle. Kapitenit të Arsenalit i është dashur të rikthehet menjëherë në Barcelona nga Ierevani, ku të shtunën Spanja mundi 2-1 vendasin e Armenisë edhe falë një goli të Fabregasit. Spanja është tashmë e kualifikuar për në Botëror, ndërsa Bosnja do të luajë në "playoff". Përveç Fabregasit do të mungojnë edhe Guiza, Ksavi, Markena e Pujol.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›